
Sipas burimeve të Page Six, duket se magjia e çiftit mbretëror në Hollywood po zbehet me shpejtësi. Një burim i brendshëm nga industria e argëtimit në Los Angeles ka deklaruar se:
“Nuk ka më asnjë interes për ta në Hollywood. Madje kanë konsumuar gjithë simpatinë që kishin.”
“Publiku është lodhur prej tyre”
Një tjetër burim shton se “njerëzit janë thjesht të ngopur me ta. Ka kaluar efekti i parë, dhe ‘akti’ i tyre është bërë i mërzitshëm.”
Netflix, i cili kishte firmosur me çiftin një marrëveshje prej 100 milionë dollarësh, e ka reduktuar kontratën në një marrëveshje më të kufizuar “first-look” që do të thotë se platforma ka të drejtën e parë për të parë projektet e tyre, por pa garanci bashkëpunimi për çdo ide.
“Janë të pafatë dhe pa taktin e nevojshëm në biznes,” –thotë një nga burimet, duke shtuar se Harry madje “ka mbërritur me vonesë në një takim me Netflix dhe ka kërkuar një çokollatë të nxehtë.”
Një detaj që duket banal, por që për shumë në industrinë e ka bërë çiftin të duket “jo profesional”. Një ish-punonjës i Spotify, ku çifti kishte nënshkruar një tjetër marrëveshje prej 20 milionë dollarësh (që përfundoi pas vetëm një sezoni të podcastit “Archetypes”), ka treguar se stafi “u përpoq me urgjencë të gjente çokollatë të nxehtë për të, sepse në zyrë nuk kishte”.
Sa për Meghan, duket se kritikat janë edhe më të forta. Burime të afërta me ekipet e saj të mëparshme e kanë përshkruar si “përçmuese ndaj stafit” dhe “bindur se është më e zgjuar se të gjithë”.
“Ajo kontrollon gjithçka. Harry është simpatik dhe pa pretendime, por në thelb është një ‘lehtësues’ i saj,” -tha një burim për Page Six.
