Thuhet se në dashuri gjithçka varet nga momentin i duhur dhe duket se për Chris Martin dhe Sophie Turner, ai moment ka ardhur. Prej disa javësh, mediat britanike dhe ato amerikane flasin për një romancë të re mes frontmen-it të Coldplay dhe aktores britanike, e cila tani është thuajse e konfirmuar nga burime pranë tyre për Us Weekly.

“Është ende diçka e re, por mes tyre ka shumë kimi dhe një shkëndijë të pamohueshme,” -ka thënë një burim për revistën.

Të dy artistët po kalojnë një periudhë ndryshimi në jetën e tyre personale.
Chris Martin dhe aktorja Dakota Johnson u ndanë në qershor, pas tetë vitesh lidhje, ndërsa Sophie Turner mbylli marrëdhënien me Peregrine Pearson në shtator, pas gati dy vitesh bashkë.
Kështu që, po, mund të thuhet se koha ishte perfekte.

Aktualisht, Chris po shijon një pushim pas Music of the Spheres World Tour, që përfshiu disa mbrëmje madhështore në “Wembley Stadium”. Ndërkohë, Sophie Turner është përfshirë në projektin e saj më të ri për Prime Video, të shkruar dhe drejtuar nga Phoebe Waller-Bridge, ku do të interpretojë Lara Croft një projekt që po xhirohet në Angli.

Një detaj që e bën këtë histori edhe më të ëmbël është fakti që Sophie Turner ishte fansja e Coldplay shumë kohë përpara se të njihte personalisht Chris Martin.

Në vitin 2020, në serialin dokumentar Cup of Joe, ish-bashkëshorti i saj Joe Jonas i bëri një surprizë për ditëlindje: një videomesazh urimi nga Chris Martin.

Në video, këngëtari i dërgonte urimet e tij me fjalët:

“Shpresoj që po kalon një ditë të mrekullueshme. Të dërgoj gjithë dashurinë dhe faleminderit që je kaq fantastike.”

Sophie mezi e përmbajti emocionin një moment që tani, katër vite më vonë, duket si një paralajmërim romantik për atë që do të vinte.

Sipas Us Weekly, Chris dhe Sophie janë njohur prej vitesh përmes miqve të përbashkët në industrinë e muzikës dhe argëtimit, por vetëm tani kanë gjetur kohën e duhur për të qenë bashkë.

“Sophie gjithmonë e ka admiruar Chris-in dhe ka qenë fanse e tij shumë kohë përpara se të njiheshin. Madje, kishte bërë shaka shpesh se kishte një ‘crush’ për të, ndaj tani që janë bashkë, është e pabesueshme edhe për të vetën,” – ka thënë një tjetër burim.

Romanca e tyre, sipas mediave britanike, filloi në shtator 2025, pak pas ndarjes së Sophies me Pearson, dhe është zhvilluar me diskrecion maksimal në Londër, ku janë parë në disa dalje private.

Të dy janë britanikë, kanë një pasion të fortë për muzikën, por edhe një tjetër gjë të përbashkët: janë prindër beqarë.

Chris ndan fëmijët Apple dhe Moses me ish-bashkëshorten Gwyneth Paltrow, ndërsa Sophie ka dy vajza, Willa dhe Delphine, nga martesa me Joe Jonas.

Të dy janë të njohur për lidhjet e qëndrueshme dhe për qasjen e tyre të qetë ndaj famës ndaj, për momentin, duket se kjo është një ndeshje perfekte.

Nëse ky “duet” do të zgjasë, mbetet për t’u parë, por një gjë është e sigurt: Chris Martin dhe Sophie Turner janë aktualisht çifti më i komentuar në botën e yjeve.