
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë pasi Gjykata Kushtetuese e riktheu në detyrë. Me anë të një postimi në Facebook, Veliaj shkruan se ky është një vendim historik për demokracinë shqiptare.
Ndërkohë që më tej thekson se Kushtetuesja dinjitetin e ligjit dhe besimin se shteti ka ende busull. Në fund, Veliaj shkruan se do të bëjë çdo gjë në dorën e vetë, që puna në Tiranë të vijojë pa u ndalur.
Postimi i Plotë:
Të dashur miq, Për shkak të kushteve ku ndodhem, vetëm tani munda të çoj këtë pusullë-postim me avokatët.
Drejtësia kushtetuese foli. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte një vendim për të më kthyer mandatin mua, por për t’ua kthyer atyre që ju përket, popullit të Tiranës. Ky nuk është një vendim për një njeri, por për demokracinë shqiptare, për votën e lirë dhe për çdo qytetar që beson se pushteti buron nga populli dhe i përket atij.
Gjykata Kushtetuese rivendosi jo thjesht një mandat, por dinjitetin e ligjit dhe besimin se shteti ka ende busull. E drejta mund të vonojë, por nuk harron. Faleminderit çdo qytetari të Tiranës që besoi, që priti dhe që nuk u dorëzua. Unë do të bëj çdo gjë që është në dorën time, që puna të vijojë, dhe do të kërkoj pa u ndalur që të mos pengohem në ushtrimin e mandatit që më keni besuar. Tirana nuk ndalet. Ju dua shumë!
View this post on Instagram
