A është mënyra japoneze e larjes së flokëve sekreti për flokë më të dendur dhe më të shëndetshëm? Kur bëhet fjalë për bukurinë, Japonia është pothuajse gjithmonë një hap përpara: nga kujdesi për lëkurën, te ritualet e flokëve. Edhe larja e kokës bëhet ndryshe, më e kujdesshme dhe shumë më e fokusuar tek lëkura e kokës sesa tek gjatësia e flokëve.
Larja japoneze: gjithçka nis nga skalpi
Shumë parukierë japonezë përdorin të paktën dy furça silikoni masazhuese, nga një në secilën anë të kokës. Me to krijojnë një masazh të gjatë që:
-pastron në thellësi skalpin
-stimulon qarkullimin e gjakut
-çliron tensionin (veçanërisht të dobishëm kur je i stresuar)
Mënyra më e mirë për të bërë masazh të kokës është të nisësh nga pjesa e pasme dhe të lëvizësh lart, duke u përqendruar te pjesa e kurorës, ku ka më shumë mbaresa nervore.
Kur kjo teknikë kombinohet me shampo dhe dy furça masazhuese, efekti është shumë i fuqishëm: flokët pastrohen më mirë, rritja stimulohet dhe ndjesia e lehtësisë në kokë është e menjëhershme.
Dermatologët e krahasojnë shpesh lëkurën e kokës me tokën ku mbillen lulet:
Skalpi për flokët është si toka për lulet. Sa më i shëndetshëm të jetë, aq më shumë shanse ka që flokët të jenë të shëndetshëm.
Një tjetër element kyç në ritualin japonez është vajosja e flokëve para larjes (pre-shampoo oiling).
Vaji masazhohet në skalp për:
-të balancuar yndyrën natyrale
-të qetësuar irritimet
-të ndihmuar që lëkura e kokës të qëndrojë e pastër më gjatë
Vajrat përdoren edhe pas larjes, për shkëlqim dhe mbrojtje. Geishat, për shembull, përdornin tradicionalisht vaj kamelie për t’i dhënë flokëve shkëlqim dhe butësi teksa i krihnin me furçë.
Edhe tharja ka rregullat e veta.
-flokët duhen tharë butë me peshqir, pa fërkuar fort,
-kurrë mos i krihni kur janë akoma shumë të lagësht, përndryshe thyhen më lehtë.
Parukierët japonezë përpiqen ta minimizojnë përdorimin e tharëses duke thithur sa më shumë ujë me peshqir. Ashtu si në Japoni ashtu edhe në Kore, gratë përdorin shpesh peshqirë mikrofibër, madje edhe bluza pambuku të buta, për të ulur elektricitetin statik dhe frizz-in.
Sa më pak kohë flokët tuaj të jenë nën nxehtësinë e tharëses, aq më pak:
-thahet skalpi
-dëmtohen majat
-dëmtohet struktura e flokut në afatgjatë
Kështu, lëkura e kokës dhe fijet vendosen në “kushtet ideale” për gjatësi të shndritshme dhe sa më pak thyerje.
Herën tjetër që do lash flokët, provo të marrësh pak më shumë kohë për skalpin tënd sipas japonezëve, aty fillon vërtet bukuria e flokëve.
