
Kiwit janë një nga frutat më të dobishëm për t’i ngrënë në këtë periudhë të vitit, kur duket sikur “po qarkullon diçka” gjithë kohës. Ato janë super të pasura me vitaminë C dhe vitaminë K, dy aleatë kryesorë të sistemit imunitar (dhe të shëndetit të kockave).
Janë gjithashtu plot me fibra, prandaj nutricionistët i rekomandojnë shpesh për këdo që vuan nga kapsllëku apo tretja e ngadaltë.
Në përgjithësi, një kivi është ide e mirë në çdo orë të ditës, por disa studime sugjerojnë se është veçanërisht i dobishëm në darkë, para gjumit. Arsyeja? Kivi mund të ndihmojë në uljen e nivelit të kortizolit (hormoni i stresit), të qetësojë sistemin nervor dhe të përmirësojë cilësinë e gjumit.
Përfitimet kryesore të kivit
Ja pse ia vlen ta bëni pjesë të rutinës suaj të mbrëmjes:
Rregullon tretjen – falë një enzime të quajtur actinidin, që ndihmon në shpërbërjen e proteinave.
Ndihmon në përthithjen e lëndëve ushqyese – e mbështet zorrën të punojë më mirë.
Është i pasur me fibra – shton ndjesinë e ngopjes dhe mban të qëndrueshme zorrët.
Përmirëson gjumin – studimet tregojnë se kivi mund të ndihmojë si në cilësi, ashtu edhe në kohëzgjatjen e gjumit.
Ul kortizolin dhe stresin – sheqeri lirohet ngadalë, pa e “shkundur” trupin si embëlsirat klasike.
Ndryshe nga shumë fruta të tjera, kivi ka indeks të ulët glicemik, pra nuk shkakton rritje të menjëhershme të sheqerit në gjak. Falë fibrave, sheqeri që përmban lirohet pak e nga pak në qarkullim, gjë që ndihmon të stabilizohet energjia dhe të qetësohet trupi jo ta “ngrejë peshë”.
Kivi përmban edhe melatoninë dhe serotoninë, dy substanca që lidhen drejtpërdrejt me relaksimin dhe gjumin:
Melatonina: hormoni që sinjalizon trupit se ka ardhur koha për të fjetur.
Serotonina: e njohur si “hormoni i mirëqenies”, ndihmon në qetësimin e sistemit nervor.
Një studim i vitit 2023 tregoi se një grup sportistësh që hanin dy kivi para gjumit flinin më mirë, zgjoheshin më të pushuar dhe rikuperoheshin më shpejt krahasuar me grupin tjetër që nuk i konsumonte. Me fjalë të thjeshta: edhe trupat nën shumë stres fizik përfitonin qartë nga ky ritual i vogël mbrëmjeje.
Burimi: Vogue
