
Pas më shumë se një dekade në çdo faqe lajmesh, blog e dyqan online, Meta ka njoftuar se më 10 shkurt 2026 do të çaktivizojë përgjithmonë shtesat klasike të Facebook-ut: butonat “Pëlqej” (Like) dhe “Shpërndaj” (Share) në uebsajte të palëve të treta. Një vendim që vulos simbolikisht fundin e “Facebook-ut klasik” dhe mbyll një kapitull të madh në historinë e shpërndarjes sociale.
Çfarë do të ndodhë teknikisht
Asnjë veprim i detyrueshëm nga administratorët e faqeve: butonat ekzistues mund të mbeten aty.
Pas datës së mbylljes, shtesat do të ndalen “me elegancë”: nuk do të funksionojnë dhe praktikisht do të bëhen elementë të padukshëm në faqe.
Pse janë të rëndësishëm këta butona
Lançuar në 2010, “Pëlqej” dhe “Shpërndaj” ishin revolucion social: një klik i vetëm dhe artikulli fluturonte në “mur”. Shumë media e marka ndërtuan trafik e komunitete pikërisht përmes tyre, në një epokë kur rrjetet sociale ishin arteria kryesore e shpërndarjes së përmbajtjes.
Pse po ikin tani
Peizazhi i internetit ka evoluar:
-Trafiku dhe shpërndarja janë fragmentuar: nga Facebook te Instagram, WhatsApp, TikTok, YouTube, X, newsletter-at dhe motorët e rekomandimit.
-Meta vetë nuk e ka më Facebook-un si shtyllën e vetme: fokusi është multiplatformë (IG, WA) dhe në AI e metaverse.
-Shtesat pasqyrojnë një epokë më të hershme të uebit; përdorimi i tyre ka rënë natyrshëm.
Çfarë nënkupton për mediat dhe bizneset
-Rishikim i CTA-ve: zëvendësoni “Like/Share” me butona kopjimi linku, “dërgo në WhatsApp/Telegram/Email”, “ruaj” apo newsletter sign-up.
-Investim në SEO dhe kanale direkte (aplikacione, push notifications, lista email) për të mos varur shpërndarjen vetëm te një platformë.
-Analitika: pas 10 shkurtit, pritni ndryshime në raportet e referer-ëve socialë; rregulloni UTM-të dhe dashboard-et.
UX pastrim: heqja e shtesave të vjetra ul “bloat”-in, përmirëson shpejtësinë dhe Core Web Vitals.
