
Jennifer Lawrence u takua ballë për ballë me Kendall dhe Kylie Jenner vetëm pak ditë pasi e quajti publikisht motrën e tyre të madhe, Kourtney Kardashian, “të bezdisshme”.
Aktorja e “Hunger Games” dhe dy motrat Jenner pozuan të buzëqeshura në darkën VIP të Dior-it në Beverly Hills, Kaliforni, të martën në mbrëmje.
Takimi vjen një javë pasi Lawrence gjatë një testi detektori për Vanity Fair teksa fliste për fiksimin e saj me reality TV komentoi hapur mbi Kourtney, 46 vjeçe:
“Kourtney është më e bezdisshme se kurrë. Më çmend.”
E pyetur nga kolegu i filmit “Die My Love”, Robert Pattinson, për të sqaruar arsyen, Lawrence shtoi:
“Sepse çdo gjë duhet të jetë një njoftim.”
Ajo iu referua një momenti në sezonin e fundit të “The Kardashians” në Hulu, kur Kourtney dukej sikur hidhte “thumbime” ndaj Khloé dhe Kim Kardashian për përpjekjet e tyre rreth veshjeve dhe paraqitjes.
Lawrence pranoi se nuk e ka ndjekur të gjithë sezonin aktual, por ka parë klipet në TikTok. Kur Pattinson i tregoi një foto të Khloé dhe e pyeti nëse ajo është “e preferuara” e yllit të “Silver Linings Playbook”, Jennifer u përgjigj pa hezitim: “Po.”
Pavarësisht komenteve, Lawrence ka ruajtur prej vitesh një marrëdhënie të afërt me Kris Jenner.
