
Arsyeja e mungesës së Timothée Chalamet në festën madhështore të ditëlindjes së 70-të të Kris Jenner nuk është aspak “mister i panjohur”.
Sipas Us Weekly, aktori 29-vjeçar nuk ishte i pranishëm të shtunën sepse është i angazhuar me dy projekte të mëdha filmike. Ndërkohë, ai dhe Kylie Jenner vazhdojnë të flasin çdo ditë në FaceTime, teksa Chalamet ndodhet në xhirimet e “Dune: Part Three”.
Burimi thekson se “çdo gjë po shkon mirë” për çiftin që është bashkë që prej vitit 2023. “Kylie e respekton faktin që ai po punon shumë dhe po përjeton një moment të madh në karrierë,” shtohet më tej. Edhe pse nuk e kalojnë çdo ditë bashkë, kjo, sipas burimit, “e bën kohën e tyre së bashku edhe më të veçantë”.
Mungesa e Chalamet në festën me temë “James Bond” ndezi thashethemet për ndarje, por të njëjtat burime e përshkruajnë marrëdhënien si shumë serioze. Kylie nuk e ka problem ta mbajë romancën relativisht private dhe, sipas brendshëmve, ai është i pranishëm edhe në jetën e fëmijëve të saj, Stormi (7) dhe Aire (3), gjë që e bën Kylien shumë të lumtur.
Edhe People raportoi të martën se dyshja vazhdon fort, pavarësisht titujve për mungesën e aktorit në festë. Në gusht, i njëjti outlet kishte theksuar se, ndonëse orari i Chalamet është “shumë i ngarkuar”, çifti po e bën të funksionojë dhe “e ndjejnë mungesën e njëri-tjetrit, por janë mirë”.
