
Pothuaj pesë vite pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Kanye “Ye” West, Kim Kardashian foli për jetën e saj romantike dhe hezitimin për t’u lidhur sërish.
Në episodin e 13 nëntorit të “The Kardashians” në Hulu, Kim pranoi:
“Sa më gjatë të jesh single, aq më komode ndihesh. Ideja që të ndash shtratin apo serialet e tua me dikë tjetër të duket gjithnjë e më pak tërheqëse, sepse futesh në rutinën tënde.”
Kim pranoi se pas divorcit ka ngritur një mur mbrojtës, por aktualisht nuk ndien shtysë ta zhvendosë fokusin nga familja dhe karriera tek romanca:
“E di që Sarah mendon se kam ngritur një mur për t’u mbrojtur tepër, ndaj ndoshta nuk hapem ndaj dashurisë. Por është në rregull të mbyllesh pak dhe të përqendrohesh te gjërat që dua në jetë.”
Unë jam romantikja më e pashpresë. Kur të vijë personi i duhur, do të jem gati dhe gjithçka do të jetë në rregull.”
