(Photo by Gareth Cattermole/Getty Images for BFI)

George Clooney po rrit fëmijët në mënyrën më të mirë që di.

Fituesi i Oskarit tregoi se si ai dhe bashkëshortja e tij, Amal Clooney, ia dalin të përballojnë karrierat e ngarkuara duke rritur binjakët 8-vjeçarë, Alexander dhe Ella.

“Përpiqemi ta kapim ritmin, që kur jam unë në punë, ajo të jetë në shtëpi; pastaj kur shkon ajo, jam unë në shtëpi,” i tha George E! News në premierën në Los Anxhelos të filmit të tij Jay Kelly më 11 nëntor. “Përpiqemi ta përziejmë pak.”

Por 64-vjeçari theksoi se kërkimi i ekuilibrit “perfekt” mes prindërimit dhe detyrimeve profesionale është një mision i pamundur.

“S’do ta bësh kurrë gjithçka në mënyrë të përkryer askush s’e bën,” shtoi ai. “Por duhet të shkosh edhe në punë, ndaj bën më të mirën tënde.”

Një partner/e mbështetës/e ndihmon jashtë mase. Amal e cila u martua me yllin e 'Ocean’s Eleven' në vitin 2014 më herët i ka atribuuar bashkëshortit meritën që i ka mundësuar të vijojë punën si avokate e të drejtave të njeriut ndërsa rrisnin fëmijët.

“Mbaj mend kur u bëra nënë një territor krejt i ri,” i tha ajo revistës Glamour në korrik. “Ai qe i pari që më tha: ‘E di që ke atë fjalim në Këshillin e Sigurimit. Duhet të shkosh, unë i mbaj fëmijët, mos u shqetëso.’”
Amal shtoi se mbajtja e fëmijëve larg syrit publik është pjesë thelbësore e prindërimit të tyre:

Edhe pse po rriten larg vëmendjes së medias, duket se Alexander dhe Ella mund të kenë trashëguar “gjenet e skenës” nga i ati.

“Janë shumë gazmorë dhe u pëlqen të ngrihen e të këndojnë,” i tha George E! News në shtator. “Por shpresoj të bëjnë fiks atë që duan në jetë dhe kjo është gjithçka që mund të shpresosh.”