Situatë “komplikim i pastër” në Hollywood: aktori Orlando Bloom u fotografua në festën e Halloween-it të Vas J. Morgan dhe Michael Braun në Los Anxhelos përkrah aktores Rachel Lynn Matthews e cila ishte maskuar pikërisht si ish-e dashura e tij, Katy Perry.

Në foton e publikuar në Instagram, Orlando shfaqet i grimuar si skelet, ndërsa Rachel ka veshur një paruke me flokë të zinj dhe një jumpsuit metalik blu, referencë e drejtpërdrejtë ndaj misionit të Katy Perry me Blue Origin (ku morën pjesë edhe Gayle King, Lauren Sánchez, Amanda Nguy?n dhe Aisha Bowe). Në një imazh tjetër, Rachel madje rikrijon pozën virale kur Katy, sapo zbriti nga kapsula, u ul përdhe dhe “puthi” tokën.

Për më tepër, thashethemet (ende të pakonfirmuara) sugjerojnë se Orlando mund të jetë duke frekuentuar persona të rinj mes tyre, përflitet edhe vetë Rachel Lynn Matthews. Nëse do të ekzistonte një “etikë” e takimeve, ndoshta do të kishte një rregull të artë: të mos vishesh si ish-i/ish-a e partnerit tënd të ri.

Ironia e fatit? Fotot dolën në të njëjtën kohë kur Katy Perry, të premten më 7 nëntor, publikoi singlin e ri “Bandaids”, ku flet hapur për fundin e lidhjes së gjatë me Orlando Bloom.

Pas një deklarate kaq personale, s’është e vështirë të imagjinohet se si mund ta ketë pritur fotoja e ish-it me një “sozi” të sajën.