
Në puntatën e fundit të “Mirëmbrëma Yje”, biseda mes Arbanës Osmanit dhe Ben Blushi, i ftuar për të promovuar librin e tij të ri, mori shumë vëmendje. Ajo që nisi si dialog për letërsinë, përfundoi në një rikthim tek prapaskenat e medias dhe kohën kur Blushi drejtonte Top Channel
Në një moment, Arbana e pyeti Blushin: kë do preferonte si drejtues të një reality, atë apo Ledion Liçon? Përgjigjja ishte e prerë:
“Sigurisht ty. Je më e mira për këtë format. Më vjen keq që nuk e prezanton ‘Big’-un. Ata donin Ledionin, por unë nuk pranova. Vura veton për ty, dhe besoj se kam bërë gjënë e duhur.”
Një përgjigje ka ardhur indirekt edhe nga Ledioni i cili reagoi në Instagram me një citim të Jim Carrey-t:
“Unë mendoj se të gjithë duhet të bëhen të pasur dhe të famshëm, që të kuptojnë se kjo nuk është përgjigjja”.

Postimi u lexua nga shumë si një përgjigje e koduar dhe me nota thumbuese ndaj deklaratave të Blushit.
