Të gjithëve na ka ndodhur të kalojmë para vitrinave të firmave si Hèrmes, Louis Vuitton apo Gucci dhe të komentojmë çmimet e kripura të produkteve që gjenden brenda tyre.

Pa dyshim që keni dëgjuar për linjën e famshme “Birkin” apo “Kelly” të çantave Hèrmes, apo për “Lady Dior” të Christian Dior, por gama e gjerë e artikujve të tyre nuk përfundon me kaq. Përkundrazi, për disa mund edhe të mos keni dëgjuar ende.

Nga mbajtëset e kartave tek aksesorët e ndryshëm, pikërisht këto brand-e kanë menduar përtej koleksioneve të tyre “të paprekshme”, duke krijuar një mundësi për tu aksesuar edhe më gjere.

Në katalogun e Class Explore kemi sjellë për ju disa opsione interesante dhuratash për veten apo të dashurit tuaj, të cilat mund të jenë brenda një buxheti të arsyeshëm, duke ruajtur firmën e markave më në zë të botës së modës.