Egjipti mbetet përherë një ndër destinacionet më unike për turistët, të cilët kanë etje për historinë dhe gjurmët e së shkuarës. Misteret që mbart ai vend në mozaikun e tij të gjerë të trashëgimisë kulturore, arkitekturës monumentale dhe arkeologjisë, i kthejnë momentet për vizituesit, në skena si ato të filmit “Death on the Nile”.

Magjia e atij vendi nis me piramidat e Gizës dhe mijëra teoritë që ushqejnë kuriozitetin për to, vazhdon me legjendat e Nilit, tempujt Abu Simbel si edhe kompleksin e tempujve Karnak, i cili nisi të ndërtohej rreth katër mijë më parë.

Nga Cairo, kryeqyteti kulturor dhe historik i Egjiptit, i njohur për “The Grand Egyptian Museum”, tek Aswan, “streha” elegante e tempujve “Philae”, dhe Luxor, i ndodhur në brigjet e lumit Nil, i quajtur ndryshe si muzeu i hapur me i madh në botë, Egjipti, si pasuri e botës, mbart ngado një vlerë të paçmueshme.

Ndonëse tashmë me një frymë mjaft bashkëkohore dhe strehë për disa nga rrjetet e resorteve më të mira dhe më luksoze, si “Four Seasons”, “The Oberoi Group”, apo “Rixos”, Egjipti vazhdon të jetë një ndër zgjedhjet kryesore për ata të cilët kanë prioritet të mbushin arkivën e mendjes me dije dhe fakte interesante për periudhën faraonike dhe jo vetëm.