I dizenjuar nga arkitektja Aline Asmar d’Amman, nga studio “Culture in Architecture”, “The Dream of the Desert” është treni që po sfidon hapur të famshmin “The Orient Express". Ende pa nisur rrugëtimin e tij të suksesit, treni që kombinon ekselencën “Made in Italy” me trashëgiminë kulturore të Arabisë Saudite, premton një standard të artë udhëtimi në shina.

Krijuar për të zbuluar bukuritë, peisazhet dhe shpirtin e Arabisë Saudite nëpërmjet elegancës, motiveve dhe detajeve unike që ofron në çdo cep të tij, “The Dream of the Desert” do ta kthej eksperiencën tuaj në të paharrueshme.

Treni që synohet të nisë operimin e tij në fund të vitit 2026, pritet të ketë tridhjetë e një suita private dhe dy suita presidenciale në katërmbëdhjetë vagonët e tij, të karakterizuara nga privatësia totale dhe ndërthurje të traditës me elementë modern, për një kapacitet rreth gjashtëdhjetë e gjashtë pasagjerë.

“The Dream of the Desert” do të ofroj një shërbim të pakonkurueshëm, me restorante dhe menu të rafinuara në disa nga vagonët e tij, asistent personal të suitave, shërbim njëzet e katër orë në dhomë, duke siguruar nevojat e të gjithëve me një përpikmëri të lartë, duke ruajtur gjithashtu në prioritet e tyre edhe argëtimin, nëpërmjet performancave live në ambjentet e dedikuara.

Udhëtimi do të nisë nga Riyadh, me kombinime itineraresh të ndryshme, të cilat zgjasin një ose dy netë dhe do të përshkoj rrugën drejt veriut, nëpërmjet rajoneve si Al Qassim, Ha’il dhe Al Jouf. “The Dream of the Desert”, do ta kthej shkretëtirën në oazin e luksit të pavdekshëm.