
Offset publikoi dhe më pas fshiu një mesazh befasues në lidhje me bebin e porsalindur të ish-bashkëshortes së tij, Cardi B, me partnerin e ri, Stefon Diggs.
Sipas screenshoteve të shpërndara në rrjet, reperi i Migos emri i vërtetë i të cilit është Kiari Cephus postoi në Instagram Stories: “Fëmija im lol”, pak pasi u bë publik lajmi se reperja e “Bodak Yellow” kishte sjellë në jetë djalin me yllin e NFL.
Në reagim, Cardi, emri i vërtetë Belcalis Almánzar, shpërtheu në një seri postimesh në X (ish-Twitter), të cilat më pas u fshinë.
“Po tallet, por kjo nuk është shaka” -shkroi Cardi.
“Ju mendoni se është qesharake, por nuk është… ka më shumë se një vit që jam kërcënuar dhe ngacmuar deri në atë pikë sa ndiej se jeta ime është në rrezik… gjithçka është argëtim derisa bëhet vonë,” shkroi ajo.
“Njerëzit bëjnë gjithçka për vëmendje dhe mjafton një postim i vetëm që gjërat të bëhen shumë të shëmtuara… LËRME REHAT,” shtoi nëna e katër fëmijëve.
Cardi foli edhe në Spaces për komentin e Offset mbi atësinë e bebit.
“Jam e lodhur duke u ngacmuar. Kur më ngacmojnë privatisht dhe unë e injoroj, atëherë fillon ngacmimi publik,” tha ajo. “Kam çdo provë të mundshme. Nëse vazhdoni t’i çoni blogjeve gjëra për të më sulmuar nuk e duroj dot më.”
Në gusht të vitit të kaluar, Page Six raportoi ekskluzivisht se Cardi kishte paraqitur kërkesën për divorc për herë të dytë nga Offset, pas gati shtatë vitesh martesë.
Çifti ka tre fëmijë së bashku. Offset ka gjithashtu tre fëmijë të tjerë me tre gra të ndryshme.
