
Bella Hadid ka ndarë detaje të reja dhe të sinqerta rreth përballjes së saj të vazhdueshme me sëmundjen kronike Lyme. Supermodelja u rikthye në Instagram të premten, duke publikuar disa shprehje që reflektonin humorin e errët, lodhjen dhe dhimbjen që shoqërojnë një sëmundje të tillë.
Një prej citimeve që Bella ndau ishte:
“Kur sëmundja jote kronike është duke ‘kronikuar’ dhe dikush të thotë ‘gjithmonë diçka ke’… po, dikush mund të thotë se sëmundja është… kronike.”
Ajo gjithashtu rishpërndau postimin e influencueses Alexandra Wildeson, të titulluar:
“Dualiteti i jetës me një sëmundje kronike.”
28-vjeçarja, e cila muajin e kaluar dukej se po luftonte për të mbajtur në skenë “krahët” 50-kilogramësh të Victoria’s Secret, u diagnostikua fillimisht me Lyme në vitin 2013.
Në shtator, Bella ndau foto alarmuese nga shtrati i spitalit, ku shfaqej me serum, e skuqur në fytyrë, duke mbuluar gojën nga dhimbja dhe e mbështjellë me fashë në ballë.
View this post on Instagram
