
Ledjona Xheladinaj ishte e ftuara e radhës e Ermal Peçit në programin e tij 'Me prit të dielën'. Ky vit për të ka qenë tejet sfidues për shkak të aksidentit që kaloi për të cilin thotë:
'Thashë vdiqa, mendova vdekjen. E vetmja gjë që kisha ndërmend ishte vajza ime. Jam trembur shumë, paniku më kapi keq fare. Kam menduar për gjithçka gjatë rikuperimit. Por tani jam ok, mos mendoni se jam me defekte (qesh). Ermal mos me hap namin, jam siç isha tani.
Rrugëtimin e saj në gazetari e nisi me program investigativ, por mesa rrëfeu tek Ermali nuk synon asnjë rikthim në formate të ngjashme.
'Jo nuk bëj më, kam pasur kërcënime pa fund. Nga kryetarja e Rrroskovecit, nga pedofilat pafund. Por nuk më stepnin dot' - përfundoi Ledjona.
