Mes shumë rrëfimeve ishte intervista e Ledjona Xheladinaj te Ermal Peçi në programin 'Më prit të dielen'. Teksa tregonte për mbrëmjet e saj të fundjavës tha:

'Jam në shtëpi, e mërzitur hedh sikur kam bërë udhëtime. Instagrami është gënjeshtër. Këtej ha fasule këtej postoj ndonjë krudo. Aman ka një hipokrizi. Vip-at shqiptarë gënjejnë për jetën e tyre, në tavolina na thonë si ta paguaj qeranë këtë muaj'

Në lojën me agjentin e inteligjencës artificiale, Ledjona u përball me disa personazhe për të cilat komentet ishin:

'Egla Cenon do ta rrah, të nxjerr atë që më ka bërë në Big. Më shumë më pyesin për Eglën se për dikë tjetër. Më ka shkruajtur kur bëra aksidentin'

'Roza Lati më ftoi te ditelindja e saj private, u çudita por i shkova. Unë s'do ta ftoja në ditëlindjen time me njerëz të ngushtë’.

'Flor Binaj nuk e shoh dot në politikë, është shumë mirë si komedian. Po të bëhej kryetar do ti kërkoja një post në bashki.