
Nëse po e lexon këtë artikull, ka shumë mundësi që po ndihesh pak i lodhur, ose e di që së shpejti do të sëmuresh. Qoftë ajo lodhja që zvarritet prej ditësh, një gërvishtje në fyt apo hundë që rrjedhin pa pushim, sezoni i virozave ka ardhur zyrtarisht.
Ndërsa më poshtë janë disa prej këshillave të nutricionistëve, 6 mënyra të thjeshta dhe efektive për ta ndalur gripin që në shenjat e para:
1. Rrite marrjen e vitaminës C
Portokalle, kivi, limon, luleshtrydhe, speca të kuq. Vitamina C mbështet fuqishëm sistemin imunitar dhe ndihmon trupin të luftojë viruset që sapo kanë hyrë në organizëm.
2. Mos neglizho zinkun
Zinku është aleati i heshtur i sistemit imunitar. Nëse e merr sapo shfaqen simptomat e para, mund të shkurtojë kohëzgjatjen e të ftohtit. Burime natyrale: arrat, kungulli, farat dhe mishi i kuq.
3. Konsumo ushqime të pasura me probiotikë
Shëndeti i zorrëve është linja e parë mbrojtëse kundër infeksioneve. Kos me probiotikë, kefir, lakër turshi, kimchi — të gjitha ndihmojnë në forcatimin e mikrobiotës dhe rrisin imunitetin.
4. Piu ujë më shumë se zakonisht
Dehidratimi e përkeqëson ndjeshëm të ftohtin. Lëngjet ndihmojnë hollimin e sekrecioneve, mbajnë fytin të lagësht dhe ndihmojnë sistemin limfatik të pastrojë më shpejt toksinat.
5. Fli më shumë, edhe nëse nuk je mësuar
Një orë më shumë gjumë rrit prodhimin e antitrupave dhe qelizave që luftojnë infeksionet. Gjatë gjumit, trupi riparon veten dhe aktivizon mekanizmat anti-inflamatorë.
6. Shto ushqime anti-inflamatore
Xhenxhefili, kurkuma, hudhra, mjalti i papërpunuar të gjitha këto reduktojnë inflamacionin dhe e ndihmojnë trupin të luftojë virusin më lehtë e më shpejt.
