Mëngjesi konsiderohet vakti më i rëndësishëm i ditës dhe një smoothie është mënyra më e shpejtë, më praktike dhe më ekonomike për të nisur ditën, pa iu drejtuar ushqimeve ultra të përpunuara. Por sipas Jessie Inchauspé, e njohur si Glucose Goddess, një smoothie i mirë nuk është thjesht një gotë me fruta të bluara.

“Është shumë e rëndësishme që të mos bësh një smoothie që përbëhet vetëm nga fruta,” thotë ajo në Instagram. “Mund të ketë fruta… por vetëm për shije, jo të jenë baza kryesore.”
Pse? Sepse një smoothie i pastër me mango, banane, mollë apo luleshtrydhe është bombë sheqeri, dhe konsumi i një vakti shumë të ëmbël në mëngjes dëmton ekuilibrin e glukozës, energjinë dhe humorin gjatë ditës.

Siç shpjegon Inchauspé, mëngjesi nuk është thjesht “karburant momental” është sinjali i parë që i jepet trupit pas orëve të tëra pa ushqim. Nëse fillojmë ditën me sheqer të lartë dhe pa proteina, trupi futet në një “rollercoaster” energjie: ngritje të shpejta, rënie të forta, uri të panevojshme dhe humor të paqëndrueshëm.

Smoothie-i i saj i përditshëm është shembull perfekt i balancës ideale:

-Qumësht i plotë ose qumësht arrash pa sheqer (½–2 gota)
-2 lugë proteinë whey isolate
-? filxhan manaferra të ngrira
-Një grusht bajame (të lagura një natë më parë)
-1 lugë gjalp arrash pa sheqer (opsionale)

Ky kombinim i mbulon tre shtyllat kryesore: proteina, yndyrna të shëndetshme, fibra. Trinia që stabilizon glukozën, ngopjen dhe energjinë.

Nutricionistët rekomandojnë rreth 30 g proteina në mëngjes. Kjo:

-parandalon ngritjet e glukozës,
-ul dëshirat për ushqime të ëmbla,
-i dërgon trurit sinjalin “ushqimi ka ardhur”,
-përmirëson fokusin dhe metabolizmin.
Whey isolate është një zgjedhje perfekte, por mund të përdorësh edhe kos grek, kefir, proteina vegane me cilësi të lartë, ose vezë në recetat jashtë smoothie-t.