Në episodin më të fundit të “Grida Duma Podcast”, analisti Arjan Curri ka folur hapur për një nga temat më të ndjeshme shoqërore: prindërimin dhe vendimin për të pasur fëmijë.

Gjatë një diskutim të përgjithshëm mbi rolin e prindit, Duma e pyeti drejtpërdrejt nëse ai do ta provonte ndonjëherë të bëhej baba.

Grida Duma: “Nuk do ta provosh fare të bësh fëmijë?”
Arjan Curri: “Tek fëmija nuk duhet të bësh shaka. Në qoftë se tek këto të tjerat ka falje…”
Grida Duma: “Domethënë ti le në gjendje që nuk bëhesh baba fare?”
Arjan Curri: “Po, ose do bëhem me marrëveshje.”

I pyetur se çfarë nënkupton me “marrëveshje”, analisti zbuloi se aktualisht po diskuton një mundësi konkrete:

Arjan Curri: “Jam duke folur me një kolegen time, e cila akoma nuk po pranon që të bëj një fëmijë me të dhe të kujdesem për fëmijën në distancë.”

Grida Duma: Si e zgjodhe atë kolegen? 

Arjan Curri: Më zgjodhi ajo mua. Është femër, grua që nuk më bezdis, respekton karakterin tim për një hapësirë.