Në Gjykatën Themelore të Prishtinës u zhvillua sot një tjetër seancë për çështjen e vrasjes së Liridona Ademajt, ku bashkëshorti i saj, Naim Murseli, dhe Granit Plava po përballen me drejtësinë. Prokuroria prezantoi prova të reja që, sipas saj, lidhin drejtpërdrejt Murselin me ekzekutorin e dyshuar.

Prokurorja Javorka Perlinçeviq paraqiti para trupit gjykues serinë e komunikimeve të vazhdueshme që Murseli dhe Plava kanë pasur disa ditë para ngjarjes tragjike. Ajo bëri të ditur edhe faktin se natën e vrasjes, Plava ndodhej në të njëjtin restorant ku darkonte Murseli së bashku me familjen.

Sipas prokurorisë, Plava ka paguar faturën e tij, është larguar i pari dhe është ulur në automjet, ku më pas ka pritur Naim Murselin e familjen e tij, duke nisur t’i ndjekë menjëherë pas largimit të tyre nga restoranti.

Në seancë u bë e ditur po ashtu se është gjetur gëzhoja e plumbit me të cilin është qëlluar Liridona, e cila do të administrohet si provë materiale.

Prokurorja foli edhe për borxhet e konsiderueshme që, sipas hetimit, kishte Naim Murseli, si dhe raportoi para gjykatës përgjigjen e ardhur nga autoritetet suedeze lidhur me sigurimin jetësor të viktimës.

PJESË NGA FJALA:

“Dhe prova tjetër është, për thirrjet telefonike nga telefonat e të pandehurit nga Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, të cilët kanë qenë të qasshme, pasi të gjithë e dimë që dy telefona të Naim Murselit dhe të te ndjerës Liridona Murseli. janë zhdukur në mënyrë misterioze atë natë kur ka ndodhur rasti. Në WhatsApp, janë gjetur kontaktet ndërmjet Granit Plavës dhe të të pandehurit Naim Murseli dhe sipas provave të gjetura, ata kanë qenë duke komunikuar nga 23.11.2023 rreth orës 18:33 dhe kanë vazhduar me ditë të tëra deri më 24.11.2023, 25.11.2023, 26.11.2023, 27.11.2023 dhe në datën e ndodhjes së vrasjes më 29.11.2023.

I pandehuri Naim Murseli ka dërguar një mesazh Granit Plavës me një mesazh: “shok, sigurisht kryhet nesër, a të ka thënë shtëpia për paradite”, pas kësaj ndërmjet të të pandehurve, ka vazhduar edhe thirrja me telefon dhe thirrja e fundit e cila është shkëmbyer, ndërmjet të të pandehurit Naim dhe Granit ka ndodhur ndërmjet rrjetit social WhatsApp 29.11.2023 në 19:01, ku kanë biseduar 28 sekonda. Dhe duke shikuar videon-incizimet të cilat janë marrë, kjo është koha kur të dy, Naimi nga njëra anë me familjen dhe Granit Plava nga ana tjetër, kanë qenë ne restorantin Etnokuqa në Graqanicë.

Nga inicizimi mund të shihet ardhja e Naimit me familjen e tij, si dhe ardhja e Vrajit Plavë pak më pas. Si dhe shkuarja e tyre nga ai restorant. Kamerat e këtij restoranti, inicizojnë si brendësinë dhe hapësirën e jashtme, ku shumë mirë shihet në cilën tavolinë ishin të ulur dhe gjithashtu ato mund të inicizojnë pamjen e hapësirave, e parkingun e restorantit dhe shume mirë shihet vetura e të pandehurve të Naim Murselit dhe Granit Plavës, si dhe ajo kohë kur Granit Plava ishte dalë i pari nga ai restorant dhe ka pritur në veturën e tij që të dalë Naimi me familjen e vet, dhe pasi që ata janë nisur me veturë, ky i ka përcjell më pas.

Gjatë vrasjes së Liridona Ademajt është shkrepur një plumb dhe që është gjetur gërzhoja e atij plumbi, i propozoj gjykatës, që të vazhdojmë me administrimin e këtyre provave.

369.968.77 euro [borxhi] dhe gjatë dëshmisë së vet të pandehurit, informata te cilat i ka dhënë hetuesve policor, në njësinë e paraburgimit, ka pasur borxhe edhe ndaj personave fizik në vlerë prej 106 mijë euro, që do te thotë që vlera e përgjithshme e borxhit të të pandehurve në mars të vitit 2024, kur është bërë analiza e gjendjes së tij financiarë ka qenë 475,968,77 euro“, ka thënë ajo.

Dhe më tej, prova tjeter është përgjigja e organeve kompetente të Mbretërisë së Suedisë, i cili na vërteton që nga ana e organeve të Suedisë, është pranuar që Liridona Murseli ka pasur një sigurim jetësor me fillim të vlerësishmërisë 25 qershor 2022, në vlerën prej 3 milionë të kruneve suedeze (rreth 272 mijë euro), në të cilat nuk është cekur vazhduesi i përfitimit të sigurimit në rast të humbjes së jetës dhe në këto raste sipas ligjit, nëse nuk ka vartës pas vdekjes së saj, sipas ligjit më Suedi, shfrytëzuesi do të ishte bashkëshorti”, ka thënë prokurorja./ Dosja.al