Aplikacionet e njohjeve po përballen me lodhjen e përdoruesve nga “swipe pa fund” që nuk çojnë askund.

Për ta ndryshuar lojën, Tinder po teston një koncept të ri që shkon më thellë se një bio dhe disa selfie.

Aplikacioni kërkon leje të hyjë në galerinë e fotove, për të analizuar jetën tënde: ku udhëton, çfarë ha, me kë rri, çfarë stili kesh, çfarë kafshësh ke.

Ideja është që inteligjenca artificiale, përmes këtyre detajeve, të kuptojë më saktë se kush je dhe çfarë lloj partneri të përshtatet realisht.

Pra, jo më qindra profile në ditë, por pak dhe të zgjedhur me “kimia” më të madhe të mundshme.

Por aty ku ka romantikë të teknologjisë, ka edhe kritikë. A jemi gati t’i japim një aplikacioni qasje te fotot tona familjare, pushimet, festat, fëmijët?

Deri ku shkon privatësia në emër të dashurisë? Në fund të ditës, pyetja është e thjeshtë: a po zgjedh ne algoritmi, apo algoritmi po mësohet të na manipulojë dëshirat?