Këtë të dielë, programi i Robert Berishës pritet të sjellë një nga puntatat më të komentuara të sezonit. Arsyeja është e qartë, e ftuar speciale është ish-bashkëshortja e tij, Nora Istrefi. Edhe pa u transmetuar ende emisioni, mjaftoi vetëm promoja paralajmëruese që rrjeti të nxehej.

Nora ka zgjedhur të hyjë në studio nën tingujt e këngës së saj hit “Natën”. Deri këtu, gjithçka normale. Por detaji që ka ndezur kureshtjen është vargu specifik që dëgjohet në momentin e hyrjes:

“A po të mungoj, oh natën natën…”
Një zgjedhje krejt rastësore nga produksioni, apo një “kod” emocional për Robertin dhe publikun? 

Kulmi i promos vjen në momentin kur Roberti shfaqet duke i zgjatur Norës një unazë. Me humorin dhe kimi­në që i ka karakterizuar gjithmonë, ai dëgjohet t’i thotë:

“A je e lirë me 4 shtator se jam tu u martu?”

Ajo që vihet re qartë nga promoja është se kimia mes Norës dhe Robertit vazhdon të jetë e fortë. Ngacmimet, buzëqeshjet, situatat me humor të lehtë të gjitha dëshmojnë se pavarësisht ndarjes në jetën private, ata mbeten një dyshe që funksionon shumë mirë në ekran.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS MAGAZINE (@revistaclass_)