Prezantuesja argjentinase, e cila u duk në vështirësi në një intervistë të fundit, ka thyer heshtjen në rrjetet e saj sociale.

Me “uniformën” klasike të videove të shpjegimeve dhe faljeve në rrjete sociale, një kostum gri të thjeshtë, Belen Rodriguez ka vendosur të flasë hapur për videon e intervistës së saj së fundmi, që u bë virale dhe ku ajo dukej qartë në gjendje të vështirë. Një sqarim për fansat e shqetësuar për gjendjen e saj shëndetësore, për mediat që shpërndanë lajmin mes hamendjesh dhe supozimesh, por edhe për ata, që u hodhën menjëherë duke folur për varësi dhe “fundin e saj”.

Prezantuesja argjentinase ka rrëfyer se kishte marrë qetësues pas një sulmi të fortë paniku një abuzim me medikamentet që, sipas saj, kishte shkaktuar gjendjen e konfuzionit. Fjalë që rikthejnë vëmendjen tek tema e shëndetit mendor, për të cilën Belen ka folur disa herë ndër vite, duke treguar hapur betejën e saj me depresionin dhe sulmet e panikut.

Videot e Belen Rodriguez si e ftuar në eventin Vanity Stories u përhapën me shpejtësi, siç ndodh shpesh kur bëhet fjalë për personazhe publike të kapur në momente dobësie nën petkun e “shqetësimit”, por shumë herë thjesht për të gjykuar dhe për të nxitur urrejtje online. Pas ditësh të tëra në çdo portal dhe feed, 41-vjeçarja vendosi të flasë vetë në profilin e saj në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Corriere dell'Umbria (@corrieredellumbria)

Në videon e saj, Belen shpjegon se kishte përjetuar një sulm paniku “mjaft kompleks” teksa ndodhej në shtëpi, pa fëmijët pranë një detaj që ajo e nënvizon për të theksuar se nuk ka vënë asnjëherë fëmijët në rrezik. Për t’u qetësuar dhe për të qenë në gjendje të përmbushte angazhimin profesional të marrë më parë, ajo thotë se kishte marrë një sërë qetësuesish:

“Mora një qetësues që të ndihesha më mirë… pastaj mora një tjetër, e pastaj një tjetër,” –tregon ajo.
Sipas saj, pikërisht ky abuzim me medikamentet ka çuar në gjendjen e dezorientimit, vështirësinë në të shprehur dhe deri tek fakti që, pasi mbaroi intervista, pati vështirësi edhe për të mbërritur vetë deri te makina.

“Nuk e kam mbajtur kurrë sekret jetën time, gjithmonë kam treguar për sulmet e panikut dhe depresionin që kam kaluar për shkak të shumë sulmeve, njëri pas tjetrit. Dhe mund t’ju garantoj që nuk është jetë,” – thotë ajo në videon e publikuar në IG Stories.
“Nuk ka qenë aspak e bukur për mua të më shihnit kështu.”

Belen pranon se një pjesë e vështirësisë është edhe fakti që punon në ekran:

“Është e vështirë ta pranosh veten me këto brishtësi, sidomos kur bën një punë publike, ku dobësia jote mund të kthehet në tallje,” – rrëfen ajo.
“Shumë herë kam munguar në punë pikërisht që të mos shfaqesha në atë gjendje.”
Sot, objektivi i saj kryesor është mirëqenia mendore:

Më vjen keq, por po punoj me veten,” –thotë ajo, duke e mbyllur mesazhin me një sinqeritet të dhimbshëm, por të guximshëm.
Ajo falënderon të gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe mbështetjeje dhe e bën shumë të qartë:

“Po kurohem, punoj shumë me psikologun, gjë që duhet ta bëjë çdo person që ndodhet në situata të tilla, përndryshe bëhet vërtet shumë e komplikuar.”

Nuk është hera e parë që Belen flet kaq hapur. Për herë të parë ajo ka rrëfyer publikisht betejën me depresionin në dhjetor 2023, në një intervistë të gjatë në Domenica In, pas fundit të shumëkomentuar të martesës me Stefano De Martino dhe pas zërave për një qëndrim të saj në një klinikë të specializuar për shëndetin mendor.

Duke folur për ndarjen, pasi kishte konfirmuar tradhtitë e përsëritura të ish-bashkëshortit, Belen u ndal te mungesa e tij në vitin më të vështirë të jetës së saj:

“Dashuria është në shëndet dhe në sëmundje, ashtu si martesa,” –kishte thënë ajo.
“Unë kam qenë gjithmonë në shëndet të mirë. Kur erdhi sëmundja, depresioni një bishë e keqe që erdhi të më trokiste në derë ai nuk dinte të më shoqëronte, të më mbante dorën.”
Ajo kishte treguar se si ishte mbyllur në vetvete:

“Nuk dilja më nga dhoma, nuk e njihja depresionin. Nuk kuptoja si ishte e mundur, por nuk ia dola. Nuk merrja më frymë siç duhet, nuk flija më, zbrita në 49 kg. Nuk doja më të shihja dritën,” –kujtonte ajo.
“Vendosa të luftoj. Ai nuk dinte të më ndihmonte, të ishte bashkëshort. Sepse nuk më do, nuk më ka dashur.”
Për t’u kuruar, Belen vendosi të shtrohej në një klinikë.