
Festivali i 76-të i Sanremos po afron dhe tashmë është zyrtare: Carlo Conti, drejtues dhe drejtor artistik i eventit, ka shpallur në edicionin e lajmeve të TG1 listën me 30 këngëtarët “Big” që do të ngjiten në skenën e Ariston nga 24 deri më 28 shkurt 2026. Numri i pjesëmarrësve mbetet i njëjtë me atë të vitit të kaluar, duke konfirmuar formulën e gjerë dhe shumëllojshme të konkurrimit.
Ndër emrat e përzgjedhur bie në sy edhe një shqiptar: kantautori Ermal Meta, tashmë i afirmuar në skenën italiane, rikthehet në garë duke mbajtur lart edhe këtë vit përfaqësimin shqiptar në festivalin më të madh të muzikës italiane.
Lista zyrtare e artistëve në garë për Sanremo 2026:
Tommaso Paradiso
Chiello
Serena Brancale
Fulminacci
Ditonellapiaga
Fedez & Marco Masini
Leo Gassmann
Sayf
Arisa
Tredici Pietro
Sal Da Vinci
Samurai Jay
Malika Ayane & Luchè
Raf
Bambole di Pezza
Ermal Meta
Nayt
Elettra Lamborghini
Michele Bravi
J-Ax
Enrico Nigiotti
Maria Antonietta & Colombre
Francesco Renga
Mara Sattei
LDA & AKA 7even
Dargen D’Amico
Levante
Eddie Brock
Patty Pravo
Pavarësisht thashethemeve të ditëve të fundit për një tërheqje masive të disa emrave nga gara, Conti ka ndërtuar një kast ku ndërthuren artistë të konsoliduar, figura historike të muzikës italiane dhe emra më të rinj të skenës pop e urban. Kjo pritet të sjellë një edicion energjik, të ndjekur nga një audiencë e gjerë dhe të komentohet fort si në Itali ashtu edhe në Shqipëri, ku pjesëmarrja e Ermal Metës gjithmonë zgjon interes të veçantë.
