Këngëtari nga Kosova, Kim, që mahniti jurinë e American Idol, ishte i ftuar në një intervistë krejt personale në programin “Më prit të dielën” me Ermal Peçin.

Me shumë sinqeritet ai ndau vështirësitë e jetës së tij në fshatin e lindjes në Pejë, ndërsa tregoi se si lufta e Kosovës ndikoi edhe në familjen e tij.

“Nëna vuan nga skleroza dhe nga traumat e luftës. Ajo vuan nga PTSD-ja, çrregullimi i stresit post-traumatik prej luftës. Nga lufta e Kosovës, familjarët më tregojnë kalvarin e ikjes prej serbëve. Kanë qenë rreth 100 veta, ka pasur edhe foshnja. Janë disa raste kur nënat janë detyruar të mbytin fëmijët që të mos dëgjoheshin të qarat, për të shpëtuar pjesën tjetër.”