Po bëhet gjithnjë e më e qartë se ndoshta nuk do të jenë as “bukuria” e as “dashuria” ato që do ta shpëtojnë botën, por mënyra si flasim apo nuk flasim për seksin. Jo thjesht si akt, por si dëshirë, trup, kufij, pëlqim. Ajo pjesë e jetës që prek instinktet tona më të ulëta dhe njëkohësisht më të larta, e që mund të na mësojë të dëgjojmë veten dhe tjetrin, të çlirohemi nga tabutë, paragjykimet dhe modelet e dhunshme që fillojnë në kulturë, jo në respekt.

Në një kohë kur shumë vende ende debatojnë nëse “pëlqimi” duhet të jetë i shkruar në ligj, kur mësimi i seksualitetit në shkolla shihet me dyshim dhe shpesh u lihet në dorë rrjeteve sociale dhe pornografisë, arti vjen sërish si kundër-propozim. Aty ku familja, shkolla dhe shoqëria hezitojnë ose sabotojnë edukimin seksual e emocional, historia e artit nuk ka reshtur kurrë së foluri për trupin, dëshirën, pushtetin, për mënyrën se si i paraqesim dhe i shohim.

Këtë rol e merr përsipër në mënyrë të drejtpërdrejtë ekspozita SEX NOW në NRW-Forum Düsseldorf (5 shtator 2025 – 3 maj 2026): një udhëtim i plotë në territorin e seksit, erotikës, intimitetit dhe politikës së trupit, që synon të thyejë tabutë dhe të zgjerojë kufijtë e asaj që mund të shfaqet dhe të dëshirohet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Du?sseldorf TONIGHT (@duesseldorftonight)

Ekspozita, e kuruar nga drejtori artistik Alain Bieber së bashku me Judith Winterhager, në bashkëpunim mediatik me “Playboy”, është konceptuar si një itinerar mes sallash dhe temash ku seksit i flitet pa moralizëm, por me një vështrim kritik, kreativ dhe politik.

Këtu seksi trajtohet si pjesë e historisë kulturore: si është parë, si është kontrolluar, si është shfrytëzuar dhe si po ripërkufizohet sot në epokën e internetit, algoritmeve dhe intimitetit digjital. Ekspozita e sheh erotikën si një akt transformimi kulturor: të mëson të imagjinosh një botë tjetër, ku kënaqësia, pëlqimi, kufijtë dhe trupat janë të negociuar, të vetëdijshëm, jo të imponuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Pottlust (@pottlust)

SEX NOW mbledh rreth 400 objekte, instalacione dhe vepra arti, të shoqëruara me stacione interaktive dhe hapësira për reflektim. Në këtë “laborator” dëshire e trupi gjen:

-Të brendshme kontrceptive, aksesorë sadomaso,
-Syze VR për të përjetuar forma të reja intimiteti digjital,
-Skulptura falike në xham të fryrë nga vitet 1500,
-Lodra seksuale që kthehen në objekte arti,
-Ka një “Sexoscope” një lloj orakulli erotik dhe një mini-kino të quajtur “PorYes”, ku shfaqen vetëm filma pornografikë feministë të regjisoreve si Erika Lust dhe Paulita Pappel, që sfidojnë narrativat patriarkale të pornografisë klasike.

Nëpër salla lëvizin vepra që bëjnë humor me luftën mes gjinive si guantot e boksit të artistit Birgit Dieker dhe objekte që e çojnë trupin në territor “boho-chic” absurd, si çantat e vjetruara simbolikisht apo aksesorë që duken sikur kanë dalë nga garderoba e motrave Olsen në fillim të viteve 2000.

SEX NOW është e ndaluar për të mitur nën 18 vjeç, por në fakt flet pikërisht për boshllëkun që lë mungesa e edukimit seksual dhe emocional që nga fëmijëria.