Në një kohë ku dita nis me nxitim, mbaron me lodhje dhe mes tyre ndihemi sikur “truri nuk ka më vend”, japonezët kanë një fjalë për atë që na mungon: yutori.

Yutori do të thotë hapësirë, frymëmarrje, lehtësi në kohë. Nuk është sekret për produktivitetin, as metodë “magjike” anti-stres. Është një mënyrë të menduari: ideja që mes një gjëje dhe tjetrës duhet të ketë pak boshllëk. Pak ajër. Pak jetë.

Çfarë është Yutori në të vërtetë?
Në Japoni, yutori përshkruan atë ndjesi kur nuk përplasesh gjithë kohës me kufijtë e orës.
Është kur nuk je i shtrënguar brenda minutave, por ke pak marzh pak fleksibilitet në ritmin tënd.

Nuk ka të bëjë me luks apo “jetë të lehtë”, por me këtë: të mund të lëvizësh gjatë ditës pa tension të panevojshëm, pa ndjesinë se çdo minutë duhet shtrydhur deri në fund.

Në fillim viteve 2000, ky koncept hyri edhe në sistemin arsimor japonez si “Yutori education”: më pak ngarkesë, më pak presion tek nxënësit, më shumë hapësirë për kureshtje, lojë dhe kreativitet. Pra, jo një trend Instagrami, por një reagim i tërë shoqërisë ndaj lodhjes kolektive dhe perfeksionizmit të tepruar.

Yutori si antiplumb ndaj burnout-it
Shkenca e trurit na tregon prej vitesh: truri nuk është projektuar të punojë në regjim “ON” pa pushim.
Ai ka nevojë për:

-boshllëqe mes detyrave
-momente pa stimul të fortë
-pak “asgjë” që të përtypë informacionet, të ulë stresin, të pastrojë mjegullën emocionale.
Por realiteti ynë është tjetër:
-notifikime, mesazhe, maile, “urgent” të përhershme, kërkesa që çdo moment të jetë i dobishëm, monetizues, i postueshëm.

Yutori vjen si kundërpropozim i butë:

-nuk të thotë të ikësh nga jeta
-nuk të kërkon të zhdukesh nga rrjetet
-nuk të detyron të meditosh 1 orë në ditë

Por të propozon këtë:

-Mos e mbush çdo sekondë. Lëri mendjes një cep të lirë ku të ulet.
Jo pushim për të “punuar më mirë” pastaj, por pushim që të mos humbësh veten.

Pse na prek kaq shumë sot?
Sepse pas disa vitesh maratonë:

-smart working që e fshiu kufirin shtëpi/punë
-hyper–lidhje online, gjithmonë “available”
-trysni për të qenë produktivë, kreativë, prezentë kudo
…ideja e “hapësirës” tingëllon thuajse revolucionare.

Jo hapësirë fizike jo më shumë dhoma, më shumë metra katrorë por hapësirë mendore:

-më pak mbingarkesë
-më pak ndjesi faji kur nuk përgjigjesh menjëherë
-më pak iluzion se “nëse nuk bëra gjithçka sot, dështova”.
Yutori është filozofi e butë:
-nuk shton rituale të reja, por heq tepricat.
Nuk thotë “bëj më shumë”, por “jeto më pranishëm”.