
Një foto e publikuar nga spitali mjaftoi që rrjetet të shpërthenin me aludime: Einxhel Shkira qenka përfshirë në një aksident të rëndë. Por moderatorja reagoi shpejt për ta sqaruar situatën, duke thënë se nuk bëhej fjalë për asnjë aksident.
Sipas saj, ngjarja ka ndodhur brenda shtëpisë, në një moment krejt të zakonshëm: teksa po hapte dhuratat e të birit, theu këmbën. Ishte pikërisht kjo arsyeja pse u shfaq në spital dhe pse u krijua konfuzioni online.
Në një insta-story, Einxhel e përshkroi gjendjen e saj pas ndërhyrjes, duke dhënë edhe një përditësim të qartë për rikuperimin:
“Jam si kokrra e mollës pas operacionit të këmbës dhe sapo të rikuperohen do të kthehem në shtëpi të fëmijët e mi”.

