Ato dalin nga çantat, varen si detaj i rëndësishëm i look-ut dhe lidhen te telefoni si një gjest “kundër rrymës” në epokën kur gjithçka është wireless. Kufjet me tel po bëhen sërish pjesë e street style-it: një “presje” vizuale e bardhë (ose me ngjyra) që nga hardware banal shndërrohet në aksesor à la mode një ritual lo-fi që papritur duket cool.

Në veshët e disa prej emrave më të komentuar të ditëve të fundit në street style Zoë Kravitz, Lily-Rose Depp, Emily Ratajkowski, Bella Hadid “kufjet retro” shfaqen poshtë jakave të palltove, mes xhaketave, mbi tank top-e e veshje xhinsi, thuajse si bizhu analoge që theksojnë siluetën.

Pse u rikthyen në modë?
Dikur fshihej, sot teli shfaqet. Një paradoks në kohën e teknologjisë së padukshme që tregon një ndryshim në ndjeshmëri: kur gjithçka është e dematerializuar, një objekt fizik bëhet “ankorë”.

Siç është vënë re edhe më herët në media ndërkombëtare, ky rikthim lidhet me dy gjëra kryesore:

-Prakticiteti & çmimi: janë shumë më të lira se kufjet moderne.
-Fryma nostalgjike: një “antidot” i lehtë ndaj kulturës korporative super-performuese dhe tech-geek, ku gjithçka duhet të duket e shtrenjtë, e pastër, pa tel, pa rrëmujë.
-Çelësi i rikthimit nuk është vetëm glamour-i nostalgjik. Në një botë ku gjithçka është wireless, e padukshme, e butë dhe e pastër, teli është një “kapje”: diçka konkrete që të jep ndjesinë e vazhdimësisë, lidhjes së qëndrueshme dhe pranisë.