Marrëdhënia mes Karim Adeyemi, yllit të Borussia Dortmund, dhe reperes shqiptare Loredana prej kohësh nuk shihet më si një romancë “showbiz-i” që jeton vetëm me tituj e dalje publike. Me kalimin e viteve, dyshja ka ndërtuar një lidhje që duket më e qetë, më e përditshme dhe më familjare e mbështetur në bashkëjetesë.

Së fundmi, kjo lidhje mori një kuptim edhe më emocional për publikun shqiptar, pas një momenti të ndjerë që Adeyemi ndau në rrjete sociale, në ditën e veçantë të Hanës, vajzës së Loredanës.

Në postimet e publikuara, Adeyemi shfaqet duke kaluar momente të thjeshta me Hanën duke u argëtuar, duke e përqafuar dhe duke ndarë çaste spontan.

Adeyemi vendosi ta shprehë dashurinë e tij në shqip, duke shkruar:

“Gëzuar ditëlindjen Hanush, shpirti jem” dhe “Të dua shumë.”