2026 pritet të jetë një vit astrologjik i fortë, me shumë lëvizje që ndikojnë drejtpërdrejt te ritmi ynë i përditshëm. Do të kemi tre faza të Merkurit në retrograd, që zakonisht sjellin ngatërresa në udhëtime, komunikim dhe teknologji. Ndërkohë, Venusi në retrograd mund të hapë një kapitull të çuditshëm në jetën sentimentale: rikthime, paqartësi, emocione të vjetra që dalin në sipërfaqe.

Edhe eklipsat e shkurtit, marsit dhe gushtit priten të sjellin ndryshime të mëdha, pavarësisht shenjës ku i përket. Ndërsa “planetët e ngadaltë” (planetët e jashtëm) do të punojnë gjatë gjithë vitit me ndryshime më të buta, por shumë të fuqishme në thelb, sidomos për ata që kanë Saturnin në Dash (të lindur mes viteve 1996–1999), sepse për ta vjen momenti i famshëm i “kthimit të Saturnit”.

Çfarë mund të bësh? Të ndjekësh ritmin e qiellit mund të të ndihmojë të planifikosh më mirë gjërat e mëdha: p.sh. pushimet t’i lësh pas retrogradëve të Merkurit për të shmangur vonesat dhe rrëmujat. Vera e 2026-s duket se sjell energji të mirë: periudhë ideale për të rrezikuar, për të bërë hapa të mëdhenj, për të marrë vendime. Dhe po, mos u habit fare nëse gjatë retrogradit të Venusit, drejt fundit të vitit, të del papritur në mesazh një ish…

Datat e Mërkurit Retrograd në 2026
26 shkurt – 20 mars: Merkuri retrograd në Peshq
29 qershor – 23 korrik: Merkuri retrograd në Gaforre
24 tetor – 13 nëntor: Merkuri retrograd në Akrep

Edhe nëse s’je “njeri astrologjie”, me siguri ke dëgjuar për Merkurin Retrograd. Në pop-culture është kthyer si “fajtor universal” për gjithçka që shkon ters, por në fakt nuk është bardh e zi. Në astrologji nuk ka gjithmonë “mirë” dhe “keq” absolut gjithçka varet nga konteksti.

E vërteta është kjo: kur Merkuri është retrograd, gjërat që ai “qeveris” komunikimi, teknologjia, udhëtimet priren të bëhen pak më të ndërlikuara. Zgjidhja? Të jesh më e kujdesshme: planifiko më herët udhëtimet, lexo mirë kontratat, mos i lër gjërat “me një mesazh”, dhe kur të mundesh, fol ballë për ballë.

Datat e Venusit Retrograd në 2026
3 tetor–13 nëntor: Venusi retrograd në Akrep dhe Peshore

Venusi retrograd ndodh çdo 18 muaj, pra jo çdo vit por në 2026 po. Dhe ashtu si Merkuri, edhe Venusi prek fushat që lidhen me të: dashurinë, kënaqësitë, marrëdhëniet dhe paratë.

Çfarë mund të ndodhë? Mund të marrësh lajme nga një ish, mund të ketë tension me partnerin, ose mund të shpenzosh impulsivisht më shumë seç duhet. Këshilla është e thjeshtë: ec ngadalë. Nëse lind debat në çift, mos e kthe në spirale nervash. Ndonjëherë zgjidhja më e mençur është t’i shtysh bisedat më të vështira për një moment më të qetë.


Hënat e Plota 2026
3 janar: Hënë e plotë në Gaforre
1 shkurt: Hënë e plotë në Luan
3 mars: Hënë e plotë me eklips hënor në Virgjëreshë
1 prill: Hënë e plotë në Peshore
1 maj: Hënë e plotë në Akrep
31 maj: Hënë blu në Shigjetar
29 qershor: Hënë e plotë në Bricjap
29 korrik: Hënë e plotë në Ujor
28 gusht: Hënë e plotë me eklips hënor në Peshq
26 shtator: Hënë e plotë në Dash
26 tetor: Hënë e plotë në Dem
24 nëntor: Hënë e plotë në Binjakë
23 dhjetor: Hënë e plotë në Gaforre

Hëna e plotë vjen një herë në muaj në 2026 janë 12. Janë momente reflektimi, mbylljeje, “lëshimi” të gjërave që s’duam më t’i mbajmë. Dy prej tyre janë eklipse: 3 marsi në Virgjëreshë dhe 28 gushti në Peshq. Eklipset i tronditin gjërat më fort, sidomos për ata që kanë energji të theksuar Virgjëreshe ose Peshq në hartën e tyre.

Hënat e Reja 2026
18 janar: Hënë e re në Bricjap
17 shkurt: Hënë e re me eklips diellor në Ujor
18 mars: Hënë e re në Peshq
17 prill: Hënë e re në Dash
16 maj: Hënë e re në Dem
14 qershor: Hënë e re në Binjakë
14 korrik: Hënë e re në Gaforre
12 gusht: Hënë e re me eklips diellor në Luan
10 shtator: Hënë e re në Virgjëreshë
10 tetor: Hënë e re në Peshore
9 nëntor: Hënë e re në Akrep
8 dhjetor: Hënë e re në Shigjetar

Hëna e re është e kundërta e hënës së plotë: simbolizon fillime, nisje, qëllime të reja. Edhe këtu kemi 12 të tilla, por dy datat që priten të ndihen më fort janë eklipset: 17 shkurti në Ujor dhe 12 gushti në Luan — energji shumë e fuqishme sidomos për ata që kanë Ujor ose Luan të theksuar në hartë.

Planetët “e ngadaltë” dhe lëvizjet e mëdha në 2026
26 janar: Neptuni hyn në Dash
13 shkurt: Saturni hyn në Dash
25 prill: Urani hyn në Binjakë
30 qershor: Jupiteri hyn në Luan

Edhe pse 2026 mund të duket “normal” sa i përket retrogradëve dhe hënave, planetët e jashtëm lëvizin shumë. Quhen edhe “planetë brezash”, sepse ecin ngadalë dhe qëndrojnë vite në një shenjë.

26 janar: Neptuni (ëndrrat dhe iluzionet) hyn në Dash dhe do të qëndrojë aty deri në 2038. Mesazhi? Më pak fjalë, më shumë veprim.
13 shkurt: Saturni hyn në Dash (deri në 2028). Si planet i përgjegjësisë, ai mund të krijojë tension mes impulsit dhe detyrimit. Dhe për ata të lindur kur Saturni ishte në Dash (1996–1999), vjen “Saturn Return” ai kalim simbolik drejt pjekurisë.
25 prill: Urani (ndryshime të papritura, teknologji) hyn në Binjakë, shenja e komunikimit, dhe qëndron deri në 2032. Kjo lëvizje sugjeron revolucione në social media dhe teknologji në vitet në vijim.
30 qershor: Jupiteri hyn në Luan: fat, kreativitet dhe gëzim për të gjithë. Vera 2026 duket si “periudha me dritë”. Shijoje, sepse në 2027 energjia ndryshon.