Jasmina Kadriu ndau rrefime ekskluzive në programin “Më prit të dielën” me Ermal Peçi. Ajo sapo ka dalë nga eksperienca e saj në reality show Big Brother në Kosovë, eksperiencë që, mesa duket, për të ka shumë ngjarje e momente për t’u ndarë me publikun. Sipas Jasminës, produksioni është përzgjedhës për t’i dhënë përparësi disa personazheve, ndërsa disa të tjerë, ku fut edhe të tjerët, neglizhohen komplet.

“Unë edhe kur kam pasur debate, edhe kur më kanë ofenduar në mënyrë denigruese, asgjë nga këto nuk është dhënë as në ekran, as në mediat sociale. Madje shkonin deri aty sa i jepnin direktiva edhe banorëve të tjerë për të më shmangur. P.sh. i afrohesha Albes, më largohej. E bënin të gjithë. Kur dola, më thanë te të afërmit: ‘Ku ishe? S’të pamë në TV.’”

Jasmina vijon rrefimin duke thënë se edhe në ditën kur ajo ishte sëmurë, përgjigja që kishte marrë në dhomën e rrefimeve ishte skandaloze: “Më thanë në dhomën e rrefimeve: ‘Kujton se po na plas trp për ty?’”

Pas daljes së saj, ajo lëshoi disa deklarata në Kosovë, që, mesa duket, kanë nxitur edhe reagimin e Olsa Muhametit. Jasmina i tregon Ermalit se ajo i shkruajti: “Sa e pështirë” dhe “Mosmirënjohëse”.
Për të mos menduar publiku se ajo mund t’i sajojë këto historira, Ermali i kërkon Jasminës t’i tregojë bisedat, gjë që ajo e bën menjëherë duke ia treguar komunikimet me Olsen në Instagram.