Në përvjetorin e 'martesës' me Kiara Tito, fituesi i Big Brother VIP Albania 2 Luiz Ejlli zgjodhi një urim ndryshe.

Në një postim në Instagram, ku dyshja shfaqen në momente të afërta dhe romantike, Luizi vendosi ta kthejë sërish në qendër të vëmendjes një prej frazave më të komentuara të Kiarës brenda shtëpisë së famshme.

“3 vite me atë që më tha ‘të duhen edhe 3 Big Brother-a’”, shkroi ai, duke e shoqëruar me emoji-n që qesh me djersë dhe një zemër të kuqe. Një fjali e thënë dikur në tension, sot u kthye në batutë dashurie. nga ato që vetëm koha di t’i zbusë dhe t’i bëjë të bukura.

Dedikimi i Luizit i referohet debatit të bujshëm të vitit 2023, kur Kiara Tito, në një moment nervi, i kishte thënë se i duheshin ende “vite” në atë format për ta “thyer” emocionalisht. 

E për ta vulosur edhe më shumë këtë kapitull, çifti sot janë prindër të vajzës së tyre, Luna Mari, ndërsa historia që nisi në një shtëpi me kamera 24/7, sot vazhdon larg tyre.