Humbja e Shpat Kasapi vijon të ndihet fort te njerëzit e tij më të afërt dhe veçanërisht te bashkëshortja, Selvije Jao. Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit në Instagram një mesazh me ngarkesë të theksuar emocionale, duke e kthyer vëmendjen te boshllëku që lë pas një humbje e tillë.

Në një InstaStory, Selvije ka ndarë një video me Shpatin, duke shkruar: “Kur më mungon, ndiej një dhimbje zemre që është e pamundur të durohet. Kështu do të të kujtoj, derisa të takohemi sërish”.

Shpat Kasapi u nda nga jeta në muajin nëntor si pasojë e një sulmi në zemër, ndërsa ndodhej në Itali. Lajmi i ndarjes së tij nga jeta preku familjen, miqtë dhe publikun që e kishte ndjekur ndër vite karrierën e tij muzikore.

Ai la pas bashkëshorten, Selvijen, dhe djalin e tyre, Roelin.