Zebervoki ndau emocionet e suksesit të filmit të tij Falli 2 në programin e Ermal Peçit “Më prit të dielën”. Ai tregoi se nuk e kishte pritur një sukses kaq të madh në shitje, gjë që u konfirmua edhe nga kinematë përkatëse. Gjatë bisedës, Marius theksoi pasionin e madh që ka ndaj filmave, duke shtuar se është injorancë të mendosh se në Shqipëri bëhen para nga filmat; përkundrazi, ai tha se ka humbur për të investuar sa më shumë.

Ai u shfaq pak i zhgënjyer nga mbështetja e personazheve publike, duke treguar se as 10% e atyre që kishte ftuar nuk kishin shkuar në premierë, por kjo nuk e step për të vijuar rrugën e tij. Mes gjërave të pakëndshme, ai përmendi edhe bllokimin që ka marrë në Instagram nga Luiz Ejlli.

“Mu turrën ndjekësit e tij pasi e përmenda në një intervistë. S’dua t’i jap vëmendje. Pashë që më ka bërë bllok. Ai ka një ego të sëmurë që të tejkalojë shitjet e ‘Fallit 2’. Ia uroj ta kalojë, vetëm të qetësojë egon e tij. Si nuk i vjen turp të krahasojë potencialin e tij me mua? Unë s’kam fare marketing. Filmi eci nga i madhi Zot dhe publiku.”