
Një rrëfim i sinqertë dhe i fortë emocional erdhi live nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, gjatë lidhjes me Top Albania Radio, ku Mateo u ndal te periudha e fëmijërisë dhe adoleshencës së tij, duke treguar se sa shumë ka ndryshuar me kalimin e viteve.
Ai foli hapur për mënyrën si e kujton veten dikur, për pasiguritë, për komentet dhe bullizimin, si edhe për vendimet që ka marrë që herët për t’u përballur me atë realitet. Deklaratën e tij e solli pa filtra, si një mesazh edhe për ata që e kanë kaluar ose po e kalojnë të njëjtën gjë.
“Mateo që shihni sot, nuk ka lidhje me Mateon që ka qenë. Qëndronte gjithë ditën para kompjuterit, ka qenë shumë i dobët, ka qenë veshllapush, kam berë veshët operacion që kur kam qenë në klasë të 8-të. Një mesazh për të tjerët, nëse unë jam ai tipi dhe karakteri, që dhimbjen e kthej në forcë, ka shumë njerëz që bëhen introvert dhe e mbyllin veten prej bullizimeve që i bëjnë.”
I pyetur se çfarë e ka ndihmuar më shumë për ta përballuar atë periudhë, Mateo theksoi se forca e tij ka ardhur kryesisht nga vetja dhe nga një mënyrë të menduari që e orienton gjithmonë drejt zgjidhjes, jo te problemi.
“Vetvetja, nuk jam tip që kërkoj përkrahje e mbështetje, të gjitha përgjigjet ja jap vetë vetes sime, nuk mendoj asnjëherë problemin, gjithmonë zgjidhjen.”
