Brooklyn Beckham ka shprehur edhe një herë publikisht lidhjen e tij me Nicola Peltz, në një moment kur tensionet me familjen e tij vazhdojnë të jenë temë diskutimi.

Me rastin e Shën Valentinit, Beckham postoi në Instagram një foto bardhezi ku shfaqet duke e puthur Nicolën. Në imazh, Brooklyn duket pa bluzë, ndërsa Nicola ka veshur një crop top të bardhë që i nxjerr në pah barkun e tonifikuar.

Krahas fotos, ai shkroi një urim të gjatë dhe shumë emocional për bashkëshorten e tij:
“Gëzuar Shën Valentinin, zemër. Jam njeriu më me fat në botë që çdo vit mund të të quaj Shën Valentinin tim. Të dua më shumë sesa e mendon dhe do të të mbroj dhe do të të dua përgjithmonë.”

Postimi vjen në një periudhë kur Brooklyn ka qëndruar hapur në krah të Nicolës, pasi muajin e kaluar ai deklaroi publikisht se nuk dëshiron të pajtohet me prindërit e tij, David dhe Victoria Beckham. Në atë deklaratë të ashpër, ai i akuzoi se kanë tentuar t’i dëmtojnë martesën dhe përmendi edhe një episod nga dasma e vitit 2022, ku pretendoi se Victoria i mori momentin e kërcimit të parë që duhej ta kishte me Nicolën dhe se vallëzimi i saj me të ishte i papërshtatshëm, duke e bërë të ndihej i parehatshëm dhe i poshtëruar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @brooklynpeltzbeckham