
Gordon Ramsay është prej vitesh një nga miqtë më të afërt të David Beckham, por duket se kjo nuk mjafton që Brooklyn Beckham ta pranojë një kritikë pa reaguar. Dhe reagimi i tij, këtë herë, ka qenë i qartë: pasi Ramsay tha publikisht se Brooklyn duhet “të kujtohet nga vjen”, djali i Beckhamëve e hoqi nga lista e ndjekjeve në Instagram.
Në një intervistë për The Sun më 13 shkurt, Ramsay kishte komentuar përplasjen brenda familjes Beckham dhe vendimin e Brooklyn për të ndërprerë çdo raport me David dhe Victoria Beckham. Sipas tij, një rol “kyç” në këtë zgjedhje e ka pasur “infatuimi” i Brooklyn për bashkëshorten, Nicola Peltz, aq i fortë sa ta shtyjë drejt prerjes së urave me prindërit.
Që prej asaj dite, Brooklyn ka ndaluar së ndjekuri shefin e famshëm, edhe pse, të paktën deri tani, nuk ka shkuar deri te bllokimi. Miq të Ramsay dyshojnë se Brooklyn dhe Nicola janë të zemëruar sepse ylli televiziv e foli publikisht “faidën” familjare në një mënyrë që i nxjerr ata keq. Sipas tij, Brooklyn dhe Nicola “nuk duan asnjë kritikë” dhe “nuk duan të dëgjojnë negativitet” për veten, duke e urryer faktin që flitet për ta, përveç rasteve kur toni është entuziast. Ramsay shpreson që të jetë thjesht çështje kohe deri sa Brooklyn të kuptojë “çfarë do të thonë prindërit e tij për të”.
Ramsay, nga ana e vet, këmbëngul se e respekton dëshirën e Brooklyn për të ecur i vetëm. “Ai do me çdo kusht të bëjë rrugën e vet dhe unë e respektoj. Është gjëja e duhur. Por mos harro nga vjen. Një ditë nuk do t’i kesh më prindërit”, ka thënë ai, duke shtuar se kur në mes është dashuria për dikë tjetër, “është e lehtë të hipësh në ato ‘rollercoaster’ dhe të të marrë rrjedha”.
Ai solli edhe një tjetër detaj personal: djali i Ramsay, Jack, ka qenë shoku më i afërt i fëmijërisë për Brooklyn. Dhe pikërisht nga kjo afërsi, Ramsay thotë se e ka parë “nga afër” prindërimin e Beckhamëve, duke i vlerësuar si prindër shumë të përkushtuar. Sipas tij, David si baba është “i jashtëzakonshëm”, dhe të dy, David e Victoria, kanë investuar shumë energji te fëmijët, duke e “nxjerrë Brooklyn nga telashet” më shumë se një herë.
Ndërkohë, Brooklyn ka zgjedhur të mbyllet në “flluskën” e tij: pa replika publike, por me një gjest që në epokën e rrjeteve sociale flet vetë.
