Më 17 shkurt nisi Viti i Ri Hënor dhe, siç po dëgjohet kudo, hyjmë në Vitin e Kalit të Zjarrit. Kjo është një periudhë me energji shumë të fortë, që u hap edhe me një konfigurim të pazakontë: eklips diellor në Hënë të Re në shenjën e Ujorit. Me pak fjalë: “gjithçka po ndodh menjëherë”.

Kalendari hënor kinez ka 12 kafshë (vjetët e fundit kemi qenë te Gjarpri) dhe çdo kafshë lidhet edhe me një nga pesë elementët: Toka, Druri, Zjarri, Metali, Uji. Kombinimi Kal + Zjarr ndodh rrallë (rreth një herë në 60 vjet) dhe, sipas interpretimit shpirtëror, shoqërohet me ndryshim, shpesh edhe me pak “dramë”. Tranzicioni përshkruhet si i fortë: të shkund, të shtyn të lëshosh zakone apo role që i ke mbajtur më gjatë seç duhej.

Kali përfaqëson energji “yang”: dinamizëm, guxim, lëvizje përpara, liri. Zjarri e amplifikon këtë: pasion, veprim, intensitet. Deri rreth fillimit të shkurtit 2027 (kur thuhet se nis Viti i Dhisë së Zjarrit), ritmi mund të përshpejtohet, modele të vjetra mund të bien, dhe transformimi mund të marrë formë por kjo energji, nëse nuk menaxhohet, mund të të shpërqendrojë ose të të djegë.

Sipas coach-it Stefano Attitude, ja 5 gjëra që duhen shmangur:

1) Vendime impulsive
Me Kalin e Zjarrit mund të ndjesh urgjencë për të vepruar: të dërgosh atë mesazh, të lësh punën, të marrësh vendime radikale jo vetëm sepse është “e drejtë”, por sepse ndihesh i/e mbushur përbrenda. Në moment mund të duket qartësi, por shpesh është mbingopje emocionale.

2) Të vraposh pa drejtim
Kur gjithçka shpejton, qëndrimi në vend bëhet i parehatshëm. Pastaj mendon se zgjidhja është “më shpejt”. Por Kali, në thelb, kërkon drejtimin e duhur, jo thjesht shpejtësinë.

Mund të mbushësh ditët, të marrësh 1000 vendime, dhe prapë të jesh larg vetes sepse lëvizja e shpejtë nuk është gjithmonë progres. Pyetja nuk është “çfarë tjetër të bëj?”, por “a po më çon kjo që po bëj drejt jetës që e ndiej si të drejtën time?”.

3) Premtime jorealiste
Me energjinë e Zjarrit, çdo gjë duket e mundur menjëherë: shërim, kthesë e madhe, “të bëhem më në fund vetja”. Por shpesh nuk është vizion është një shpërthim energjie.

Kali i Zjarrit jep shtysë, jo domosdoshmërisht qëndrueshmëri. Shumë bëjnë premtime të mëdha dhe pastaj zhgënjehen, sepse dolën nga emocioni, jo nga angazhimi. Transformimi, sipas tij, vjen nga veprime të vogla, të përsëritura çdo ditë, jo nga deklarata të zjarrta.

4) Ta bësh gjithçka vetëm
Energjia e Kalit mund të të shtyjë të duash t’i bësh të gjitha vetë “që të jem i/e lirë”. Por Kali nuk është ujk i vetmuar: i duhet hapësirë, po por edhe lidhje të shëndetshme rreth vetes.

Disa do ta quajnë “pavarësi” atë që në fakt është mbyllje për të mos u prekur. Dhe Zjarri e amplifikon gjithçka: vetëm, lodhesh më shpejt dhe rrotullohesh më gjatë në mendime. Forca nuk është “s’kam nevojë për askënd”, por të zgjedhësh me vetëdije me kë ecën përpara. Izolimi mbron egon; marrëdhëniet e pjekura rrisin shpirtin.

5) Të ngatërrosh intuitën me reagimin
Në muajt në vijim mund ta kapësh veten duke thënë: “nuk e ndiej” dhe ta quash intuitë. Por shpesh është frika se mos të shohin ndryshe, ose frika për të marrë një version më të vërtetë të vetes.

Intuita mund të frikësojë, por të hap. Nuk të mbyll. Reagimi, përkundrazi, të ngushton, të kthen pas dhe të gjen justifikime për të mbetur siç je. Para se të marrësh një vendim “me nerva”, pyet veten: “Kjo më rrit… apo më zvogëlon?”