Ilnisa Agolli ka bërë një deklaratë të fortë për një nga ndarjet më të komentuara të showbiz-it shqiptar, atë mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt.

E ftuar në një intervistë përballë gazetarit Roland Qafoku, gazetarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP është pyetur nëse i ka ardhur keq për fundin e marrëdhënies së tyre. Përgjigjja e saj ka qenë e menjëhershme dhe pa shumë kthesa: “Jo.”

Por më shumë se një koment i thatë, Ilnisa e ka shpjeguar këtë qëndrim si një mënyrë për të parë ndryshe ndarjet në ditët e sotme. Sipas saj, ndarja nuk duhet parë domosdoshmërisht si një dështim, por si një akt force, pjekurie dhe marrjeje të kontrollit mbi jetën personale.

“Është fat i bukur kjo ndarja e ditëve të sotme… Shyqyr që po vendosin të marrin timonin e jetës së vet, si burrat ashtu dhe gratë,” është shprehur ajo, duke lënë të kuptohet se për të, koha kur njerëzit qëndronin në një marrëdhënie vetëm për hir të opinionit të të tjerëve duhet të ketë marrë fund.

Ilnisa ka folur më konkretisht edhe për Bes Kallakun, me të cilin ka një njohje të hershme. Ajo ka treguar se e ka mik të vjetër dhe madje kanë qenë edhe shokë klase në Akademinë e Arteve. Pikërisht për këtë arsye, komenti i saj mori edhe më shumë vëmendje.

“E kam shumë xhan dhe ka bërë shumë mirë që është ndarë,” tha ajo hapur.

Sipas Ilnisës, një pjesë e bindjes së saj vjen edhe nga mënyra si Besi është shprehur kohët e fundit në artin e tij. Ajo u shpreh se ai “flet përmes teksteve të veta”, duke nënkuptuar se në këngët dhe krijimtarinë e fundit ka lexuar mjaftueshëm për të besuar se zgjedhja më e mirë për të është rikthimi te vetja.

“Duke iu referuar atyre këngëve që unë dëgjoj, them që zgjidhja më e mirë është kthimi te vetja dhe ecja përpara pa e kthyer kokën pas,” përfundoi ajo.