'Class by Alketa Vejsiu' ka sjellë koleksionin e ri, Love forte.

Është një koleksion i ndërtuar mbi ngjyrat e tokës dhe me një material që në pranverë dhe verë nuk ka rival: linon. I freskët, i lehtë, i rehatshëm, por me atë strukturën e vet që e bën veshjen të duket gjithmonë e rregullt dhe me klas.

Në këtë koleksion gjen modele që hyjnë natyrshëm në garderobë: fustane elegante, kostume lino të gjata, kostume të shkurtra, prerje të pastra, forma që nuk lodhin syrin dhe ngjyra që të japin ndjesinë e diçkaje të menduar mirë. Janë ato rroba që mund t’i veshësh në qytet, në një drekë buzë detit, në pushime, në një darkë vere, dhe nuk duken as të sforcuara, as të rastësishme.

E gjithë fryma e tij vjen nga rrënjët, toka, natyra, nga ajo Shqipëri e vërtetë ku gjërat më të bukura janë larg glamurit. Dhe pikërisht nga ky burim është ndërtuar një koleksion që mund të udhëtojë kudo nga peizazhi i fshatit shqiptar deri në Miami.

Për herë të parë, koleksioni vjen jo vetëm në ngjyrat e tokës, por edhe në lino print, për ato që duan diçka pak më të veçantë, pa dalë nga fryma e natyrshme e markës. Modelet janë menduar për çdo moshë dhe çdo stil, pa e tepruar me modën dhe pa rënë në kurthin e veshjeve që duken bukur vetëm në foto.

Porositjet janë të hapura në disa mënyra:
-069 700 8441
- www.shopclassav.com
- Instagram: @shopclassavonline