Japonia po teston një ilaç që rigjeneron dhëmbët e vërtetë njerëzorë. Pa implante, pa proteza, por dhëmbët tuaj që rriten përsëri. Ilaçi quhet TRG-035.

Ky është premtimi i kompanisë japoneze Toregem Biopharma. Start-up i Universitetit të Kiotos, i themeluar 4 vjet më parë, po zhvillon një ilaç antitrupash të përshkruar si "i pari në botë për rilindjen e dhëmbëve", ndërsa ka pasur rezultateve pozitive kur është testuar tek kafshët.

Nëse gjithçka do të shkojë mirë, pritet që të dalë në treg deri në vitin 2030. Kështu nga viti 2030 mund të jemi në gjendje t'i themi lamtumirë protezave dhe implanteve.

Për të pasur dhëmbë të përsosur do të mjaftojë të kemi një injeksion, i projektuar për të rivendosur dhëmbët tek ata që i kanë humbur ose nuk i kanë pasur kurrë.