Pranvera nuk sjell vetëm bukurinë e stinës, por edhe produkte të reja perfekte për t'u bërë pjesë e dietës suaj.

Më poshtë do të gjeni një liste me disa nga super ushqimet që duhet të konsumoni në pranverë:

Rukola

Rukola është një lloj sallate shumë e dashur në Mesdhe, si dhe një superushqim i çmuar. E pasur me vitamin A dhe C, vitaminë K, rukola përmban më shumë kalcium se spinaqi.

Asparagët

Asparagët përmbajnë vitamin A, C, E dhe K së bashku me një përbërje të fuqishme antioksidante të quajtur glutaion që ndihmon  për të luftuar agjentët kancerogjenë. Mund ta përdorni në sallata dhe rizoto.

Fasulet

Krahas të qenit të pasura me proteina dhe fibra, fasulet dallojnë për përmbajtje të elementëve të veçantë si: folat, magnez, hekur dhe kalium.

Bizelet

Një pasta e thjeshtë integrale me bizele sjell në tryezë një sasi të mirë anitoksidantësh, vitaminash e mineralesh. Bizelet ndihmojnë gjithashtu për të luftuar kolesterolin e keq dhe janë një superushqim i vërtetë.

Finokët

Finokët janë shumë të pasur me fibra dhe kalium, mbajnë zemrën të fortë, përmbajnë edhe një lloj vaji esencial aromatik i quajtur anetol i cili lufton kërpudhat e bakteret.