Unë jam Tea Kukaviqi. Jam një gjimnaziste e shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi’’. Nxënëse që kam ndërtuar dhe realizuar arritjet e mia me shumë punë, disiplinë dhe përkushtim të vazhdueshëm ndaj objektivave dhe qëllimeve që i kam vendosur vetë. Që në klasë të parë, pata dëshirën për të studiuar një vegël muzikore dhe ajo ishte piano.

Për këtë shkolla bëri një test paraprak për aftësitë e mia muzikore. Fitova vendin e parë dhe që këtu filloi rrugëtimi i studimit rigoroz krahas mësimeve. E pëlqeja muzikën sepse më mësoi se pas çdo suksesi që kisha me të, më bëri të organizoj, të planifikoj dhe të mos lë pas dore mësimet që ishin gjëja më primare.

Mësimet nuk ishin thjesht detyra, por ishin sfida që përballoja me përkushtim dhe rezultatet e mia ishin pasqyrim i disiplinës që kisha mësuar nga muzika. Dëshira për pianon më bëri që të kisha një përkushtim shumë të madh dhe punë këmbëngulëse, sepse qëllimi im ishte që në çdo kompeticion të isha fituese. Dhe vërtetë, në çdo konkurs që kam marrë pjesë si EPTA, TIRANA TALENT etj, kam qënë fituese me çmime të para dhe të dyta.

Falë vullnetit, dëshirave dhe rezultateve shumë të mira në mësime dhe piano me lindi një pasion tjetër,  baleti. Ndërkohë, që mësoja të dëgjoja ritmin e pianos, me baletin muzika merrte formë me lëvizjet e mia. Të dyja ishin në harmoni me njëra-tjetrën. Mes tingullit dhe trupit, të dyja së bashku më bënë të kuptoja se pasioni për artin kishte 2 dimensione, por një zemër të vetme. Baleti më ushqeu më shumë ndjenjën e konkurrencës dhe punën e madhe në grup.

Këtu suksesi nuk ishte individual, por ndërtohej në bazë të bashkëpunimit me të tjerët. Çdo koreografi kërkonte jo vetëm hapat e mi të saktë, por lëvizje në sinkronizim me grupin. Kjo bëri që të krijoja një frymë bashkëpunuese dhe të kisha rezultate shumë të mira duke fituar çmime në kompeticione të ndryshme. Baleti më formoi si artiste, por edhe si një individ bashkëpunues. Vitet ecnin dhe unë vazhdoja të mësoja me seriozitet dhe përkushtim shkollën, pianon, baletin, dhe mësuesit në këtë periudhe spikatën talentin tim për aktrim dhe moderim.

Në shkollën time 9-vjeçare “Servete Maci’’ vjen televizioni “Ora e Tiranës’’ për të marr intevistë artistët e vegjël që kishin arritje shumë të mira në vegla muzikore. Hapat ngjiteshin ngadalë, ku çdo ditë eksploroja rreth dëshirave të mia. Kjo ndodhi me marrjen pjesë të një audicioni tjetër që zhvillonte Fjoralba Ponari në “Top Channel’’ me emisionin “Më thuaj një dëshirë’’. Aty u përzgjodha duke u cilësuar me komplimentat e drejtueses me fjalët: 'Të lumtë! E meriton! Është kënaqësi që televizioni dhe programi që unë drejtoj të bashkëpunojë me ty'. Pas prezantimit të devotshshëm të programit. “Më thuaj një dëshirë”, marr pjesë në një tjetër format televiziv humori siç ishte “Kosherja’’.

Ky moment, ishte një eksperiencë shumë e mirë për mua, sepse doli në pah energjia ime përballë kamerave. Pra, duke parë moderatorët e mëdhenj në ekran dhe bashkëpunimi me to, brenda meje lindi një ndjenjë shumë e madhe dhe e fuqishme që është moderimi. Energjia e studios, magjia e ekranit zbuloi tek unë furishëm artin e bukur të komunikimit, për të përcjellë mesazhe të qarta dhe me plot ndenjë dhe për të krijuar një urë lidhëse mes meje dhe publikut.

Pasioni i madh moderimi, që më doli gjatë rrugëtimit të karrierës sime nuk mbeti vetëm një ëndërr. Ajo u zhvillua përmes shumë aktiviteteve ku kam marrë pjesë si moderatore brenda dhe jashtë shkolle në: Fake vs Fact (mendimi kritik ndaj burimeve të informacionit në klasë nga institucioni Suedez), aktivitetin e madh nga Bashkia Tiranë për festën e 1 Qershorit, aktivitet zhvilluar gjatë të gjitha viteve të shkollës e vlerësuar me titullin “Mirënjohje’’, moderimi i Ceremonisë së Fituesve të Olimpiadave Kombëtare, moderimin e fazës së dytë të fituesvë të poezisë në konkursin kombëtar të gjuhës shqipe të klasave të 9.

Në gjimnaz mësueset më spikatën për atë që isha dhe më dhanë mundësinë për ta treguar fuqishëm. Energjia dhe pasioni im ecte paralel me arritjet e shkëlqyera në mësime dhe kjo më ndihmoi të rritem akoma dhe më shumë në çdo aktivitet që më jepej mundësia. Angazhimet e para i pata me poezinë dhe disa shkrime të vogla poetike. Këto më ndihmuan për të shprehur ndjenja dhe mendimet e mia duke i dhënë zë atyre që ndieja dhe përjetoja brenda shpirtit.

Disa prej tyre jane: Poezi në përvjetorin e “Petro Nini Luarasit”, çmimin më të lartë të Henri Dunant ne esenë kombetare të zhvilluar nga Kryqi i Kuq Shqiptar, pjesëmarrja në debate ndërkombëtare si MUN, EYP, anëtare bordi në klubin e debatit të shkollës, dhe kontribuese në mbledhjen e të dhënave në librin CTRL ALT VEPRO që ishte një udhëzues xhepi rreth bullizmit kibernetik. Jam shpallur fituese e Olimpiadës Kombëtare të Gjuhës dhe Letërsisë, një arritje që përfaqëson kulmin e përkushtimit tim dhe pasionin e thellë për gjuhën, letërsinë dhe fuqinë e të shprehurit.

Ky sukses është dëshmi e punës sime të vazhdueshme dhe e dashurisë për fjalën si mjet për të menduar, krijuar dhe komunikuar. Gjithashtu, kam pasur mundësinë të ndaj rrugëtimin tim edhe në ekranet televizive, si e ftuar në emisionet “Rudina” dhe “Ftesë në 5”, ku kam folur për jetën, përkushtimin dhe ëndrrat e mia. Po ashtu, kam qenë e ftuar edhe në “Ora News”, ku kam trajtuar tema bashkëkohore si inteligjenca artificiale dhe bullizmi kibernetik. Kjo eksperiencë më mundësoi të artikuloj mendimet e mia mbi çështje që prekin drejtpërdrejt brezin tim, duke forcuar më tej aftësinë për të komunikuar me qartësi, vetëbesim dhe përgjegjësi përpara publikut. Për të gjitha arritjet e mëdha, mbështetje pata familjen time: mamin, babin, vëllain.

Mami më mësoi disiplinën, përkushtimin dhe ‘rregullat e hekurta’ për të ndjekur ëndërrat plot pozitivitet. Më mësonte që vetëm me përkushtim, respektim kohe, punë me seriozitet do të mund të ecja përpara. Më mësoi duke përdorur ndenjën më të madhe dhe të dashur të mëmësisë, por edhe si mësuese “Mjeshtre’’ me 34 vite përvojë. Përdori tek mua edhe përvojën e gjatë të punës së saj për të më treguar rëndësinë e punës serioze që të mund të ndiqja ëndërrat e mia.

Herë pas here e shikoja më pak tolerante kur ndonjëhere (shumë rrallë) mund të anashkaloja diçka ose nuk i kushtoja vëmendjen e duhur. Por, kjo më bëri që ndonjë kritikë e saj ishte dashuri që më shtynte të  jepja më të mirën dhe të mos ndalesha para sfidave. Babai ka qënë gjithmonë shoku, miku, rrugëtari, mbështetësi im më i madh.

Me durimin, kurajon, tolerancën, besimin që më jepte në çdo moment më bëri që të mos kem frikë në cdo gjë që doja të bëja dhe më bëri që të ndiqja ëndërrat më shumë vendosmëri. Ai nuk ishte thjesht babai im që më shihte cdo ditë duke u rritur, por ishte shoku im më i ngushtë duke më ndjekur në çdo aktivitet, event, kompeticion që unë merrja pjesë dhe duke më dhënë sigurinë që do të isha e para me fjalët: Ti çdo gjë e realizon shumë mirë! Ti e bën! Ti do t’ia dalësh! Ti je 1-sh në çdo gjë!

Dhe vërtetë unë jam si ai, gjithmonë i përkushtuar dhe i suksesshmë në sport si një ndër bashketbollistët më të mirë të ekipit Tirana dhe në punën e tij si inspektor pranë institucionit të ISHP. Vëllai ka qenë një pikë referimi për vullnetin, punën, frymëzimin, përkushtimin ndaj meje. Vëllai im është drita që ndriçon çdo hap të mësimeve të mia. Me humorin energjinë dhe praninë e tij më ka bërë të qesh edhe në ditët e mia më të lodhshme.

Rrugëtimi vazhdon dhe tani jam një fazë tepër të rëndësishme, të bukur por edhe të vështirë. Jam në udhëkryq të zgjedhjes së studimeve. Dhe pse kam një bindje, zemra ime ndjen një tërheqje të madhe drejt mjeksisë. Fuqia e zërit tim të brendshëm më thotë për të shpëtuar dhe shërbyer njerëzve që kanë nevojë jete. Zemra më fton të bëhem pjesë e një misioni shumë të madh dhe hyjnor, përmbushjen e dëshirës për të shëruar plagë shpirtërore dhe fizike.

Por pasioni im për komunikimin dhe skenën nuk do të jetë më pak i rëndësishëm. Dua t’i bëj të dyja, mjeke që shëron fizikisht dhe moderatore që transmeton mesazhe. Dhe këto të dyja do arrij t’i ndërtoj çdo ditë me punë e vullnet.