
Pas një jave të ngarkuar, fundjava duhet të jetë momenti yt për t’u rimbushur, jo për t’u lodhur edhe më shumë.
Shumë njerëz mezi e presin fundjavën, sepse është koha kur mund të shijojnë ditën e pushimit. Të gjithë përdorin fundjavën për të përfunduar gjërat që kanë mbetur pezull gjatë javës.
Është gjithashtu koha për të takuar miqtë, familjen, të dilni në takim, të gatuani dhe të kujdeseni për veten nëpërmjet disa ushtrimeve fizike.
Ose dhe të rrini dhe të mos bëni asgjë, kjo është një mënyrë shumë e mirë për t’u relaksuar. Këto janë disa këshilla se çfarë mund të bëni gjatë fundjavës:
Mos e kap telefonin menjëherë
Zgjohu pa alarm nëse mundesh dhe mos e kap telefonin menjëherë. Jepi vetes disa minuta qetësi, merr frymë thellë dhe lëre mendjen të qetësohet nga ritmi i javës. Edhe një kafe në qetësi, pa nxitim, mund të bëjë diferencë të madhe.
Shmangu punës
Sapo keni një moment qetësie, menjëherë merrni telefonin dhe filloni kontrolloni email-et tuaja. Është një zakon i fiksuar gjatë javës, por në fundjavë kjo gjë duhet eliminuar. Lëreni mënjanë punën dhe fokusohuni në momentin tuaj të qetësisë.
Ushqimi
Edhe ushqimi luan rol. Zgjidh diçka të lehtë dhe të shëndetshme që të mos ndihesh i rënduar gjatë ditës. Hidratimi është po aq i rëndësishëm për të mbajtur energjinë.
Dilni nga shtëpia
Nuk ka rëndësi nëse nuk keni asnjë plan apo takim të organizuar, mund të dilni dhe të bëni diçka për të cilën nuk keni planifikuar asgjë. Mjafton ta kaloni ditën duke lëvizur në qytet.
Kaloni një kohë të gjatë me miqtë tuaj
A ka ndonjë gjë më të adhurueshme se sa një grup shoqëror që ju ndihmon të relaksoheni por edhe të kaloni momente fantastike plot të qeshura dhe harmoni? Prandaj sapo të mbaroni ato që kishit për të bërë në shtëpi, dilni dhe takoni shoqet/shokët tuaj.
