
Këngëtarja, Elvana Gjata, si rrallë herë ka hapur zemrën për jetën e saj personale.
Duke folur rreth emocioneve që e kanë zaptuar duke qenë se për pak ditë do të zhvillojë një koncert në Milano, artistja emocionoi teksa fliste për dëshirat dhe ëndrrat e saj për të pasur tashmë një famije të saj.
“Energjia dashuria për punën nuk më mungon kurrë. Ka qenë një punë e vështirë dhe shumë sfiduese. Edhe këtë herë besoj do ia dal më sukses. Dua që njerëzit kur të dalin nga koncertit të dalin të motivuar” tha Elvana Gjata për “The Dalina Show”.
Këngëtarja zbuloi dhe një nga dëshirat më të mëdha të jetës së saj që është të të qenurit mama. Mes emocionesh dhe gjysmë zëri këngëtarja tha se gjithmonë ka dashur të ketë në jetën e saj një “Elvanë” të vogël.
“Unë gjithmonë kam dashur të kem fëmijë, sepse i dua jashtëzakonisht shumë fëmijët. Është e vërtetë që ky mendim ka qenë më i shpeshtë në mendjen time kohët e fundit. Sigurisht që do të kisha dashur ta kisha një fëmijë edhe më herët dhe është një ëndërr që edhe unë të kem bekimin të kem një fëmijë në jetë. Do të doja të kisha një fëmijë siç jam unë për prindërit e mi, do të doja të kisha një ‘Elvanë’ të vogël ose një djalë që të kujdesej për mua njësoj”, përfundoi ajo.
Ndërsa, bëri edhe një deklaratë në lidhje me përjetimin e dashurisë, ku tha se kur një dashuri nuk vlerësohet ajo ka marrë fund.
“Kur t’i mundohesh për tjetrin por nuk vlerësohesh, dashuria merr fund” tha këngëtarja.
