Sipas një analize të realizuar nga “AMP Agency”, bazuar në rreth 19 milionë kërkime në Google, tre shenja të zodiakut dominojnë interesin e njerëzve online.

Në krye të listës renditet shenja e Luanit. Të lindurit në këtë shenjë njihen si ekstrovertë, të sigurt dhe karizmatikë. Sipas analizës, shumë përdorues kërkojnë informacione rreth personalitetit të tyre dhe sidomos përputhshmërisë në dashuri. 

Në vendin e dytë vjen Shigjetari, i njohur për natyrën e lirë, aventuriere dhe energjinë pozitive. Shigjetari vazhdon të jetë ndër shenjat më të kërkuara për shkak të personalitetit të tij spontan dhe të paparashikueshëm.

Ndërsa, shenja e 3 tretë është Akrepi. Një nga shenjat më misterioze dhe intensive të zodiakut. Akrepi tërheq vazhdimisht vëmendje për karakterin pasionant, intuitiv dhe shpesh enigmatik.

Sipas analizës, njerëzit janë veçanërisht të interesuar të mësojnë për marrëdhëniet, përputhshmërinë dhe tiparet emocionale të këtyre shenjave, duke i kthyer ato në më të kërkuarat në Google.